KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama
Politikë

Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama

Kosova News
Kosova News 17:49 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me organizimin e aktiviteteve “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”.

Sipas Ramës, kjo përpjekje e Qeverisë për të ndalur organizimin e këtyre ngjarjeve sezonale ka dështuar plotësisht, pasi kallëzimi penal ndaj tij dhe Kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, është vlerësuar si i pabazë.

“Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL ‘SportMarketing’, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror ‘Akull n’verë dhe Verë n’dimër’, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi”, ka deklaruar Rama në një postim në rrjete sociale.

Ai ka shtuar se këto përpjekje të cilësuara si politike përmes drejtësisë nuk po japin efektin e synuar.

“Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë,” ka thënë Rama.

Organizimet “Akull n’verë dhe Verë n’dimër” janë bërë pjesë e kalendarit kulturor të Prishtinës dhe kanë tërhequr vëmendje të madhe nga qytetarët dhe turistët

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kosova News 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

OVL-UÇK: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë
10:05 -04/07/2025
Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!
09:44 -04/07/2025
Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë
09:17 -04/07/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
08:57 -04/07/2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:25 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?