Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Djordje Saletic, duke forcuar radhët në prag të sezonit të ri.
Saletic është 23 vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes, pozitë të cilën do ta mbulojë pas largimit të Dion Gallapenit.
Futbollisti malazez vjen nga kampionati i Malit të Zi, ku ishte pjesë e klubit Sutjeska Niksic për dy vite me radhë.
Karrierën e tij e ka nisur te FK Iskra, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Drezga dhe disa skuadra të tjera në vendlindje.