KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’
Siguri

Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’

Kosova News
Kosova News 14:50 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive. Në këtë konferencë morën pjesë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani, i cili theksoi se kjo fushatë synon të parandalojë keqpërdorimin e armëve të zjarrit e të forcojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, të ndalojë gjuajtjet festive dhe të krijojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Po ashtu në këtë konferencë morë pjesë përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Vallaste, përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, Nuno Queiros, drejtori i Departamenti të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, Arbnesh Ajvazi, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të medias, të bashkësive fetare, etj.

Zëvendësministri në detyrë Blerim Gashani, vuri në dukje se në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj përkatëse, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i aktorëve të tjerë institucionalë, shoqërisë civile, mediave dhe vetë qytetarëve. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasojat e rënda që sjell posedimi i armëve të paligjshme dhe veprimet kriminale.

“Misioni ynë, i përkushtimit të përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, është ndërtuar mbi parimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të pandashëm me qytetarët. Qëllimi ynë është ngritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës, duke garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë publike, por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”, tha Gashani, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në hapje të kësaj fushate folën edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Peter Vallaste, si dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Publik të Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi.

Qëllimi kryesor i kësaj  fushate është ngritja e vetëdijes kolektive,  ndërgjegjësimi lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve, rreziqet që sjellin armët e zjarrit për popullatën në përgjithësi, mundësinë e parandalimit të lëndimeve dhe fataliteteve me armë zjarri gjatë ahengjeve dhe ngjarjeve festive.

“Kjo fushatë është vazhdimësi e vitit të kaluar, ku Ministria e Punëve të Brendshme ka për synim ngritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Bazuar në të dhënat zyrtare, numri i rasteve të raportuara nga ana e qytetarëve në Policinë e Kosovës për përdorim të armëve gjatë ahengjeve familjare, është rritur për 40% më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet tutje në njoftim.

Fushata vetëdijesuese  “Festo me zemër, jo me armë”, mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda dhe Norvegjia, si  dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondit të mirëbesimit MPTF.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Aksident trafiku në Sllatinë, policia në vendin e ngjarjes

Maqedonci e Backes: Thellim i bashkëpunimit Kosovë–Luksemburg në mbrojtje

Kosova News 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?