Pas dështimit të 41-të të seancës konstituive, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është fatkeqësi e madhe që insistohet në shkelje kushtetuese kur sipas tij ekziston mundësia të konstituohet Kuvendi.
Abdixhiku ka theksuar se arbitrarisht është ndërruar rendi i ditës dhe është bërë pengesë e paarsyeshme e siç ka thënë ai ‘një problemi bazik që partia e parë nuk e ka shumicën dhe nuk po bën përpjekje për të bërë shumicë politike’.