Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës po shkelet çdo ditë me vetëdije të plotë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka theksuar se edhe LDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të adresuar këto shkelje.
“Është duke u shkelur me vetëdije dhe po shkelet çdo ditë. Në këtë mënyrë po hyjmë në një krizë edhe më të thellë. Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në koordinim dhe bashkëbisedim për të parë se si do t’i qasemi.
Do t’i qasemi Gjykatës Kushtetuese me pyetje dhe adresim, sepse si aktgjykimi i fundit, ashtu edhe Kushtetuta e vendit janë duke u shkelur në seancat e fundit”