Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë Ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, znj. Yuriko Backes, në një takim që u vlerësua si dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm mes dy vendeve.
“Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sot në Kosovë Ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, znj. Yuriko Backes. Luksemburgu ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm dhe mbështetës i palëkundur i Republikës sonë, për çka jemi thellësisht mirënjohës”, shkroi presidentja Osmani.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së përbashkët të vlerave euroatlantike.
Vizita e Ministres Backes konfirmon interesimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, sidomos në kontekstin e sfidave të përbashkëta në sferën e sigurisë.