Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se partia e tij ka përgatitur një lëndë për shkelje kushtetuese në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Krasniqi paralajmëroi se nëse shkeljet vazhdojnë, PDK-ja është e gatshme ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se përgjegjësinë për vendimin e merr presidentja Osmani.
“Unë besoj që këtë diskutim e kemi pasur herën e kaluar, por i takon presidentes të marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do ta dërgoj , unë mund t’ju them që PDK-ja tashmë e ka lëndën gati për shkelje kushtetuese që janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara, e që mund të ndodhin përsëri nesër nëse nuk ndryshon qasja e Kryesuesit të seancës dhe e VV-së,” tha Krasniqi