KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?
Politikë

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Kosova News
Kosova News 14:11 -02/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion edhe 24 ditë për ta konstituar Parlamentin. Kjo pasi më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli aktgjykimin e saj, ku theksohet se deputetët janë të obliguar që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin.

Megjithatë, as ky aktgjykim nuk ka arritur ta zhbllokojë situatën politike. Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, vazhdon të këmbëngulë që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit dhe insiston që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

Nga ana tjetër, partitë tjera e deridjeshme opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtojnë fuqishëm që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke e konsideruar këtë si shkelje të Kushtetutës.

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Kushtetuesja, kryeministri në detyrë ftoi në një takim të përbashkët liderët e subjekteve politike, por as ky takim nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Si rrjedhojë, më 1 korrik dështoi për herë të katërt tentativa për konstituimin e Kuvendit.

Çfarë do të ndodhë nëse kalon afati 30 ditësh dhe nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës?

Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve Kushtetuese ka thënë se subjektet politike janë të obliguara ta zbatojnë vendimin e shpallur nga ky institucion.

Për Telegrafin, Baraliu tha se nëse kalon afati dhe nuk konstituohet Kuvendi, atëherë te gjithë deputetët bëhen shkelës të Kushtetutës.

“Gjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për t’u zbatuar nga çdo subjekt fizik dhe juridik në Kosovë. Në këtë rast, edhe institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi, dhe po ashtu subjektet politike do të duhej të mendojnë mirë se të gjithë liderët dhe deputetët e Kuvendit e shkelin Kushtetutën dhe bëhen bashkë shkelës të Kushtetutës së Kosovës. Ky vendim është pjesë përbërëse e pashkëputur e tekstit te Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Baraliu.

Mazllum Baraliu

Duke analizuar situatën, Baraliu tha se zgjidhja e vetme mbetet të arrihet një marrëveshje politike.

“Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme është që të ketë një marrëveshje politike, marrëveshje që të bëhen votat dhe të kalojnë kryetari dhe nënkryetari”.

Baraliu përmendi edhe një variant të dytë, ku tha se disa deputetë mund të dalin dhe të votojnë për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Pra, do të duhej dikush nga deputetët domosdoshmërisht të mos rrinë ngërç ashtu, dhe të mos i dëgjojnë në mënyrë servile udhëheqësit e tyre, dhe të mos kryejnë detyrat e tyre. Do të duhej të mendojnë mirë, dhe ta votojnë. Pra, 3,4 deputetë më së shumti të bëhen dhe të thonë ne ju kemi parti, ju kemi udhëheqës, por Kuvendi, dhe shteti janë më të rëndësishme”, potencoi ai.

Baraliu tha se nëse disa deputetë votojnë për konstituim nuk është se po votojnë për dikë personalisht, por po e krijojnë Kuvendin, dhe Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i partisë fituese.

“Pra nëse partia fituese që e ka përgjegjësinë kryesore, dhe me kokëfortësi dhe këmbëngulësi po sillet me mospërfillje qoftë edhe indirekte ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë deputetët do të duhej të kishin përgjegjësi politike dhe respektin ndaj kuvendit që ta formojnë Kuvendin”, ka nënvizuar ai.

Edhe Melazim Koci, analist politik thotë se nëse brenda 30 ditëve nuk do të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës, atëherë do të kemi vakuum, kaos dhe anarki institucionale.

“Do të mbeten vetëm dy instanca për të nxjerrur vendin nga kaosi/vakumi institucional: 1. Presidentja që sipas nenit 84 të Kushtetutës është garantuese e funksionimit të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe Gjykata Kushtetuese që sipas nenit 112 te Kushtetutës është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës: Sipas nenit 116 të Kushtetutës mospërmbushja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përben shkelje të Kushtetutës, sepse vendimet e saj janë të detyrueshme për të gjithë”, është shprehur Koci.

Melazim Koci

Koci ka pohuar se në këto rrethana nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve, është e pritshme që të ketë veprim të koordinuar të Presidentes dhe Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë mund të bëjnë Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese?

“Ndonëse Kushtetuta nuk e ka paraparë një situatë të tillë, dështimi i respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përben shkelje të rëndë të Kushtetutës, mund të sjellë te masat e jashtëzakonshme siç është p.sh shpërndarja e Parlamentit, thirrja e zgjedhjeve të reja ose ndonjë formë tjetër të ndërhyrjes institucionale për të rivendosur rendin kushtetues, nga ana e Presidentes dhe Gjykatës Kushtetuese”,theksoi ai.

Sipas Kocit, kjo do të ishte me pasoja të rënda dhe prandaj uron që kjo të mos ndodhi.

“Në vend të kësaj shpresoj që forcat politike të merren vesh për konstituimin e Parlamentit dhe si detyrë të parë të përcaktojnë amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi tutje se “Sepse pos aspektit politik (mungesës se koncenzuesit, kompromisit…) kriza në Kosovë është shkaktuar edhe nga vakumi juridik me nenin 67 të Kushtetutës. Ky nen i jep të drejtën partisë ose grupimit të parë të propozoj kryetarin e Parlamentit, por pa e zbërthyer së çfarë të bëhet nëse partia e parë nuk siguron shumicën. A i kalon kjo e drejtë partisë së dytë dhe sa kohë ka partia e parë për ta konsumuar këtë të drejtë. Këtë çështje nuk mund ta zgjidhë as Gjykata Kushtetuese, sepse zbërthimi i këtij neni është amandamentim i Kushtetutës, që mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës”.

Ndryshe, për bllokadën e krijuar, presidentja Vjosa Osmani sot do të nis takimet me liderët e subjekteve politike. Takimet do të zhvillohen veç e veç me secilin liderë.

Të enjten, po ashtu është edhe vazhdimi i seancës konstituive, duke filluar nga ora 11:00.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci arrin në presidencë, pas pak takohet me presidenten

Osmani pret sot në një takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes

Tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kosova News 02/07/2025 02/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Faton Peci arrin në presidencë, pas pak takohet me presidenten
09:32 -03/07/2025
Osmani pret sot në një takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
09:12 -03/07/2025
Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive
08:51 -03/07/2025
Tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:25 -03/07/2025
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?