KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë
Siguri

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë

Kosova News
Kosova News 15:17 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.R., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”,  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në periudhë kohore nga data 04 Korrik 2016 deri më datë 10 Dhjetor 2024, në Ferizaj, rruga, “Nora Kelmendi”, përkatësisht në ordinancën “Almed”, dhe në ordinancën “Almedica”, i pandehuri në vazhdimësi pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizime ligjore, ka kryer trajtime mjekësore dhe shërbime farmaceutike në kundërshtim me rregullat dhe standardet e mjekësisë të përcaktuara sipas dispozitave shëndetësore, në atë mënyrë që pasi që ka përpiluar diplomën me përmbajtje të rreme, sikur të ishte e lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Tiranës, përkundër faktit që nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar si student dhe nuk ka përfunduar ndonjë program studimi, dhe në dijeni të kësaj rrethane ka themeluar dhe regjistruar fillimisht ordinancën “Almed” në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, dhe më pas ka ri – regjistruar të njëjtën veprimtari në emër të djalit të tij ordinancën “Almedica”, duke vazhduar të ushtrojë veprimtarinë mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, duke u prezantuar si mjek i diplomuar, duke përshkruar terapi mjekësore, si dhe duke përdorur titullin Internist – Endokrinolog dhe faksimilin në të cilin figuron emri i ordinancës, duke krijuar kështu përshtypjen e një ordinance të ligjshme mjekësore, ku ka ofruar shërbime shëndetësore si mjek i përgjithshëm pa poseduar licencë valide nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ka disponuar barna me afat të skaduar, ndërsa me datë 30.05.2025, përkundër faktit që Inspektorati Shëndetësor ka vendosur shenjat zyrtare për ndërprerje të punës, deri në pajisje të licencës nga Ministria e Shëndetësisë, i pandehuri heq shenjën zyrtare me qëllim të vazhdimit të veprimtarisë së kundërligjshme mjekesore, me të cilën ka kryer veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 i KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?