KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin
Botë

Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin

Kosova News
Kosova News 11:17 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Burimi: The Daily Telegraph

Siguria detare ka qenë gjithmonë një garë perceptimi po aq sa edhe pranie. Këtë javë, kjo garë doli në pah në një nga rrugët më të vëzhguara ujore dhe simbolikisht më të ngarkuara në botë: Kanalin Anglez [La Manshi]. Në një ngjarje që rrezikon të trajtohet si rutinë, por që nuk është aspak e tillë, u konfirmua se luftanija e vogël ruse Boikiy kishte shoqëruar vazhdimisht dy tankerët – Selva dhe Sierra – përmes Kanalit drejt porteve ruse në Baltik. Këta nuk janë thjesht tankerë: janë pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” – anije që operojnë për të anashkaluar sanksionet perëndimore ndaj naftës ruse.

Në pamje të parë, kjo mund të duket si një manovër detare. Por, në të vërtetë, paraqet një ndryshim strategjik. Për herë të parë në këtë konflikt, është vërejtur një anije luftarake ruse që mbron drejtpërdrejt mjetet e përfshira në shmangien e sanksioneve. Kjo nuk është thjesht logjistikë detare – është një mesazh. Dhe, marrësit e atij mesazhi janë të qartë: NATO, Perëndimi, Mbretëria e Bashkuar, G7 dhe çdo akter tjetër që po shqyrton mundësinë për të forcuar zbatimin praktik të sanksioneve në det.

Anija në fjalë, Boikiy, është një anije e klasit Steregushchiy – tashmë e njohur mirë për Marinën Mbretërore. Anijet luftarake ruse shpesh kalojnë nëpër Kanal; këto kalime zakonisht shoqërohen pa shumë bujë. Ajo që e bëri këtë kalim të ndryshëm nuk ishte vetëm fakti që ajo po shoqëronte dy tankerë, por edhe se po falsifikonte sinjalet e saj nga Sistemi i Identifikimit Automatik (AIS). Në të vërtetë, anijet luftarake janë të përjashtuara nga detyrimi për të transmetuar AIS-in, por zakonisht e bëjnë këtë në kohë paqeje si çështje profesionalizmi. Falsifikimi i AIS-it është i pazakontë, për të mos thënë taktikisht naiv kur je në pamje nga toka dhe i ndjekur nga çdo radar në zonë. Mesazhi rus ishte dërguar tashmë përmes eskortës së armatosur; dezinformimi për vendndodhjen ishte thjesht i çuditshëm.

Përgjigjja jonë ishte të dërgonim njërën nga fregatat tona të shkëlqyera – edhe pse tashmë disi të vjetruara – të klasit Type 23, për të shoqëruar Boikiy-n përmes ujërave tona. Detyra e fregatës ishte një mesazh ndalues – “ju shohim dhe e dimë çfarë po bëni” – por, edhe mbledhje informacioni. Mund të përftohet një sasi befasuese informacioni gjatë këtyre vrojtimeve, veçanërisht nëse luftanija tjetër nuk vepron siç duhet. Fregata jonë mund të reagonte gjithashtu ndaj çdo veprimi armiqësor të anijes ruse. Të tria këto objektiva kërkojnë një fregatë, jo një mjet patrullimi të paarmatosur.

Në rastin Type 23 vs Steregushchiy, të dyja janë mjaft të barabarta për nga pajisjet e mbikëqyrjes (të dyja kanë dronë dhe helikopterë) si dhe për nga armët ofensive/defensive. Në të kaluarën time, kur anijet e vetme përballeshin me njëra-tjetrën, ajo që lokalizonte e para kundërshtarin, zakonisht fitonte – me kusht që të kishte armë me rreze të mjaftueshme, ose që helikopteri i saj t’i kishte ato, ose që mund të thërriste një aset tjetër ndihmës. Nëse ndodh një llogaritje e gabuar që çon në një përplasje të papritur nga afër – dhe duke njohur sjelljen ruse në det e ajër, kjo nuk është e paimagjinueshme – atëherë gjithçka varet nga ajo se kush mund të përdorë armët më shpejt. Në këtë rast, do të prisja që një kombinim i raketave Naval Strike Missiles të luftanijes HMS Somerset dhe të armëve të saj kryesore do të ishin të paktën po aq efektiv sa armët ruse, ndërsa sistemi mbrojtës Sea Ceptor, tashmë i provuar në betejë në Detin e Kuq, duhet të jetë në gjendje të rrëzojë çdo raketë në Ural të lëshuar ndaj nesh. Një përballje e tillë do të duhej të simulohej në mënyrë të detajuar me të dhëna të klasifikuara për të ditur me siguri rezultatin, por natyrisht do të mbështesja përherë përgatitjen dhe stërvitjen e sistemit dhe personelit të Marinës Mbretërore.

Përveç përplasjeve të mundshme, vetë tankerët janë simbol i një problemi më të gjerë. “Flota në hije” – një grup i paqartë i tankerëve të vjetër, shpesh të pasiguruar dhe me flamuj të dyshimtë – është thelbësore për Putinin nëse dëshiron ta mbajë gjallë ekonominë e lëkundur ruse. Këto mjete zakonisht operojnë në zona të dyshimta ligjore dhe logjistike, duke transportuar naftë nën regjistra të rremë, duke përdorur praktika mashtruese detare dhe duke u mbështetur, në thelb, në shpresën se askush nuk ka vullnetin, mjetet luftarake apo bazën ligjore për të ndërhyrë në det. Deri më tani, ky sistem funksiononte përmes një farë mohimi. Kjo eskortë e ndryshon këtë. Rusia po tregon se tani është e gatshme të përdorë forcën për të mbrojtur flotën në hije.

Ky është një momenti ri – dhe jo vetëm në Kanalin Anglez. Në Baltik dhe në të gjitha rrugët detare evropiane, qëndrimi i Rusisë po bëhet gjithnjë e më i guximshëm dhe më konfrontues. Aktivitetet e dyshuara të sponsorizuara nga shteti kundër infrastrukturës nënujore, misionet hibride të vëzhgimit dhe ndërhyrjet elektronike janë raportuar gjerësisht gjatë muajve të fundit. Tentativat për të zbatuar ndëshkime ndaj anijeve të flotës në hije kanë çuar tashmë në shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s nga një aeroplan rus. Tani, vendosja e eskortave luftarake ka gjasë të çojë në më shumë përplasje – në shumë pika të mundshme tensioni që mund të përshkallëzohen në luftë.

Mbi të gjitha, kjo ngjarje nuk duhet parë si rast i izoluar. Rusia është nën presion – ekonomik, diplomatik dhe ushtarak. Fakti që një anije luftarake moderne u dërgua për të shoqëruar dy tankerë të vjetër tregon se Moska tani e sheh si të rrezikuar këtë linjë shpëtimi. Ky nuk është një rast i vogël. Është e qartë se Putini është në dëshpërim për ta mbajtur në funksion flotën në hije.

Oqeanet nuk janë të ndërlidhura vetëm fizikisht, por edhe politikisht dhe ekonomikisht. Deti i Kuq, Ngushtica e Hormuzit, Ngushtica e Tajvanit dhe tani Kanali – të gjitha po shndërrohen në skena ku balanca mes parimit dhe rrezikut po vihet në provë. Lëvizja e radhës është e jona. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov

Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo

Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?