Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, më 28 qershor 2025, rreth orës 21:30. I dyshuari, i cili ishte shofer i një autobusi, gjatë kontrollit kufitar, dyshohet se bashkë me dokumentet e udhëtimit u kishte ofruar policëve një kartëmonedhë prej 5 eurosh.
Rasti është iniciuar si “Dhënie ryshfeti”, ndërsa me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.