KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll
Sport

Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll

Kosova News
Kosova News 20:46 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Jurgen Klopp ka kritikuar ashpër formatin e zgjeruar të Kupës së Botës për Klube, duke e cilësuar atë si ‘idenë më të keqe që është zbatuar ndonjëherë në futboll’, për shkak të ndikimit që ka në kalendarin e ngjeshur futbollistik dhe kohën e kufizuar për zhvillimin e lojtarëve. 

Ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht në rolin e kreut të futbollit global në grupin Red Bull ku përfshihet edhe RB Salzburg, që mori pjesë në këtë edicion të turneut por u eliminua në fazën e grupeve, e përmendi këtë turne gjatë një interviste për median gjermane Welt, kur u pyet lidhur me zhvillimin e lojtarëve. 

Ai theksoi ngarkesën e jashtëzakonshme me ndeshje dhe rrezikun në rritje të lëndimeve si pasoja direkte e këtij formati. 

“Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me lojën dhe jo me gjithçka që e rrethon atë dhe për këtë arsye, Kupa e Botës për Klube është ideja më e keqe që është zbatuar ndonjëherë në futboll”.

“Këto vendime po merren nga njerëz që ose nuk kanë pasur kurrë lidhje me përditshmërinë e futbollit, ose nuk janë më pjesë aktive e saj”. 

Ai përmendi gjithashtu edhe kalendarin ndërkombëtar të stërngarkuar. 

“Vitin e kaluar kishim Copa America dhe Kampionatin Evropian, këtë vit Kupa e Botës për Klube, dhe vitin tjetër Kupa e Botës, nuk ka aspak kohë reale për rikuperim, as fizikisht e as mendërisht, për lojtarët pjesëmarrës”, ka thënë Klopp. 

“Një lojtar i NBA që gjithashtu ka paga të mëdha, ka katër muaj pushim çdo vit. Kaq pushim ka pasur në të gjithë karrierën e tij edhe Virgil Van Dijk”. 

Turneu i Kupës së Botës për Klube filloi më 14 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik. 

Sezoni i ri në Ligën Premier nis më 15 gusht, ndërsa Serie A më 23 gusht. La Liga dhe Ligue 1 nisin më 17 gusht, kurse Bundesliga më 22 gusht, çka nënkupton mungesë të theksuar kohe për pushim mes turneve. 

Përpara nisjes së turneut, organizata ndërkombëtare e sindikatave të futbollistëve, FIFPro, kërkoi vendosjen e një pauze të detyrueshme katërjavore në fund të sezonit për të mbrojtur lojtarët nga mbingarkesa dhe për të ulur rrezikun e dëmtimeve në nivelet elitare. 

Po ashtu, janë ngritur shqetësime për kushtet e temperaturave të larta në të cilat po zhvillohen ndeshjet e këtij turneu.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?