KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”
Siguri

“Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”

Kosova News
Kosova News 12:59 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia po promovon narrativën se kanë prejardhje ilire, duke përvetësuar atë çka është e shqiptarëve.

Kështu u tha në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ku u diskutua mbi temën “Vidovdani midis mitit dhe gjeopolitikës, roli i tij në projektin serb”.

Në këtë konferencë u theksua Vidovdani ka luajtur rol destabilizues duke nxitur tensione ndëretnike dhe përçarje politike.

Tutje u tha se akti terrorist në Banjskë është organizuar dhe furnizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit.

Hulumtuesi i lartë, Gurakuç Kuçi deklaroi se serbët po propagandojnë me narrativën se kanë prejardhje ilire.

“Ka tani një narrativë serbe që është duke u promovuar vazhdimisht, është që serbët kanë prejardhje ilire, kanë marrë vajza dhe djemtë të cilët bëjnë fotografi para manastireve në Kosovë me veshje ilire dhe këto i paraqesin nëpër simpoziume të ndryshme akademike por edhe në rrjete sociale dhe kudo që iu jepet mundësia që kanë një prejardhje të tillë. Pra, po arrin niveli i propagandës deri në një çështje që ata edhe pse janë të ardhur në fund të shekullit 6, në fillim të shekullit të 7, atëherë ata mundohen të përvetësojnë atë çka është e shqiptarëve”, deklaroi ai.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se miti i Vidovdanit zë vend qendror në mitologjinë politike serbe..

“Vidovdani ka luajtur rol destabilizues, duke nxitur tensione ndëretnike, përçarje politike dhe frikë ekzistenciale ndër popullsinë jo serbe, sidomos tek shqiptarët e Kosovës. Ky mit funksionon si një instrument strategjik i mobilizimit ku e kaluara historike – Beteja e Kosovës-, është ripërpunuar për të justifikuar qëndrime revizioniste dhe ndërhyrëse në realitetin bashkëkohor. Kjo retorikë përkthehet në praktika të tilla si ndërhyrje në çështje të brendshme të Kosovës, përmes strukturave paralele serbe në veri të vendit, fuqizimin e diskursit të kërcënimit ndaj serbëve të Kosovës për të justifikuar prezencën ose ndërhyrjen eventuale ushtarake, zhvillimin e doktrinave të sigurisë dhe mbrojtjes në Serbi, të cilat përfshijnë Kosovën si pjesë të pandashme të territorit shtetëror”, deklaroi ai.

Përvjetori i Vidovdanit, sipas Gashit, është platformë për aktivizim simbolik dhe operativ të strukturave.

“Raportet e agjencioneve vendore të informacionit dhe sigurisë, si dhe burime të hapura ndërkombëtare konfirmojnë se grupet paramilitare dhe kriminale në veri të Kosovës, siç ishte rasti i aktit terrorist në Banjskë janë organizuar dhe furnizuar përmes linjave të sofistikuara dhe mbështetjes logjistike dhe operative nga Serbia duke përdorur mitin e Vidovdanit për mobilizim dhe justifikim. Në këtë kontekst, përvjetorët e Vidovdanit nuk janë vetëm ceremoni përkujtimore por edhe platformë për aktivizim simbolik dhe operativ të këtyre strukturave, shpesh të pranishme në tubime me uniforma simbolike ushtarake, thirrje nacionaliste të cilat nxisin frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve jo serbë”, shtoi ai.

Dekani në kolegjin “Universum”, Stephan Keck ka dhënë pikëpamjet e tij në mënyrë të gjerë për çështjen e miteve, për çka tha se Beteja e Kosovës shpejt është bërë subjekt i mitologjisë.

“Beteja e Kosovës u bë shpejt subjekt i mitologjisë – si shumë mite historike – e përshtatur për të pasqyruar rrethanat historike të mëvonshme. Për të paktën dy vende, është pjesërisht histori dhe pjesërisht mit, me rrënjë të shumëfishta fetare dhe një lidhje të çuditshme kalendarike me një numër ngjarjesh historike. Është ngjarja e përsosur për t’u ngarkuar me kuptime të fshehta. Ky punim do të kontribuojë në këtë diskutim duke ofruar shembuj të tjerë të mënyrës se si historia shndërrohet në mit. Kam përzgjedhur tre raste studimore, dhe ato janë nga vende të largëta”, u shpreh ai..
Edhe profesori nga Institutit të Albanologjisë, Zymer Neziri tha se kisha dhe shteti serb përdorë shenjtorë për qëllime të tyre nacionaliste dhe shoviniste.

“Politika shtetërore serbe është një instrument politik i shtetit serb para dhe pas Millosheviqit edhe tash me Vuçiqin dhe të tjerët që do të vijnë pas tij, sepse nuk pritet ndonjë ndryshim për qëndrime çfarë kanë pasur deri më sot ndaj çështjes shqiptare dhe është një politikë për të mburrur para brezave me fitoren e pa qenë të vitit 1389 për të rrëmbyer fitoren e tjetrit dhe për të mohuar koalicionin me fqinjët dhe për kthyer humbjen në fitore. Politika kishtare serbe me betimin e saj në Prishtinë të monumentit i betejës të vitit 1389 kërkojnë që Shën Vidi t’ua fal krimet që i bën ndaj shqiptarëve fqinjë por edhe për t’i bekuar që të vazhdojnë me gjenocidin dhe etnocidin në fillim të shekullit 21”, u shpreh ai.

Në konferencë u tha se elementet e mitit Vidovda  janë ruajtur, riambalazhuar e sofistikuar gjatë regjimit të Aleksandër Vuçiqit. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

IPK: Policia menaxhoi në mënyrë profesionale manifestimet për Vidovdanin, nuk pati parregullësi

Manifestimet për “Vidovdan”, Policia shoqëron 17 persona

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike
19:35 -28/06/2025
Inter bëhet me sulmues të ri, arrihet marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny
19:32 -28/06/2025
Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese
19:28 -28/06/2025
Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
19:24 -28/06/2025
Për trëndafila të harlisur deri në ngricat e para, ju duhet vetëm ky produkt i thjeshtë
19:21 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?