KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
Politikë

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kosova News
Kosova News 08:27 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend, për të shtunën pasdite. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kurti dje tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

“Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh dje në vazhdimin e radhës të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në hapje të vazhdimit të seancës kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë, pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit konsultativ, kryesuesi Dehari njoftoi deputetët se përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në takim ishin të mendimit që të ndërpritet vazhdimi i i seancës. “Pasi të mbahet takimi i liderëve politikë, i ftuar nga subjekti më i madh, të vazhdojmë seancën më 29 qershor, në orën 11:00”, theksoi kryesuesi Dehari.  

Gjithashtu lexoni:

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
15:10 -28/06/2025
Lëndohen nëntë persona nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skënderajt
14:46 -28/06/2025
Vidovdani shënohet pa incidente të mëdha në Gazimestan
14:17 -28/06/2025
Serbi me bluzë të Arsenijeviqit shoqërohet nga Policia në Gazimestan
13:52 -28/06/2025
Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve
13:06 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?