Sërish lëkundje tërmeti në vend, këtë herë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.
Më herët, në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.