KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
Politikë

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Kosova News
Kosova News 21:24 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të profesorit të njohur japonez, Hisashi Owada.

Profesori Owada, ish-President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), njëherësh edhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Japonisë dhe ish-ambasador në Kombet e Bashkuara, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në fjalën e tij gjatë pritjes, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje profesorit Owada dhe në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës i shprehu mirënjohje të përhershme për rolin e tij në udhëheqjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në periudhën kur kjo gjykatë dha opinionin e saj mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës – ai është një mik, kontributet e të cilit janë thellësisht të ngërthyera në historinë tonë kombëtare.

Lidershipi i tij në të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimi i tij për paqen dhe drejtësinë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se Kosova pati fatin të kishte një jurist të nivelit të tij intelektual dhe moral në krye të GJND-së, në një moment jetik për të ardhmen e shtetësisë së Kosovës.

“Rendi juridik ndërkombëtar dhe parimi i bashkëjetesës paqësore midis kombeve kanë përfituar shumë nga qartësia e mendimit dhe forca e bindjes së tij”, tha Kurti.

Me këtë rast, Universiteti i Prishtinës e ka nderuar profesor Owada-n me titullin e lartë Doctor Honoris Causa, në një ceremoni akademike të organizuar sot për të vlerësuar kontributin e tij në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe mbështetjen e tij për të drejtën e popujve për vetëvendosje.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Sot përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
09:22 -19/06/2025
Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret
09:03 -19/06/2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
08:25 -19/06/2025
Sot përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit
08:23 -19/06/2025
CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?