KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrëfim i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube
Sport

Rrëfim i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube

Kosova News
Kosova News 20:20 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga fushat e thjeshta të Zelandës së Re tek përballja me gjigantët e Evropës. Regont Murati nga Kosova ishte pjesë e një historie të pabesueshme, kur skuadra e tij gjysmë-profesioniste, Auckland City, u ndesh me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich. 90 minuta përballë emrave si Kane, Coman dhe Musiala, një ëndërr e bërë realitet. 

Për Muratin, kjo nuk ishte vetëm një ndeshje. Ishte momenti që përfaqësonte punën, përkushtimin dhe pasionin e një jete të tërë. Një duel i pabarabartë në letër, por një kujtim që do ta ndjekë atë gjithmonë dhe një dëshmi e bukurisë së futbollit. 

Në këtë intervistë ekskluzive për Telegrafi, Murati rrëfen përvojën e tij dhe emocionet e të luajturit në Kupën e Botës për Klube dhe përballjet që e presin në vazhdim me ekipe të njohura të futbollit. 

“S’do të gënjej, ka qenë një ëndërr e bërë realitet për mua. Të përballesha me idhujt që i kam pasur shembull gjatë gjithë karrierës sime. Është diçka që mezi pres t’ua tregoj fëmijëve të mi, e fëmijët e tyre t’ua tregojnë fëmijëve të vet”. 

Foto: Regont Murati vs Serge Gnabry

“Për shembull, Leroy Sane, e kam ndjekur në Instagram prej vitesh, dhe edhe pse nuk luajti, isha në të njëjtën hapësirë me të. Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës dhe i bekuar që përjetova atë moment, dhe mbi të gjitha, që kalova 90 minuta duke luftuar me më të mirët e futbolli”, tha Murati kur u pyet për përballjen ndaj yjeve të Bayernit. 

Futbollisti me origjinë nga Peja e pati të vështirë të veçojë ndonjë emër kur u pyet se kush është lojtari që i ka bërë atij më së shumti përshtypje nga ajo përballje. 

“Nëse do jem i sinqertë, si ekip ishin të gjithë në një nivel jashtëzakonisht të lartë, por Coman, Gnabry, Olise, Musiala, madje edhe Harry Kane, këta janë lojtarë tepër të talentuar, të fortë, të shpejtë dhe jashtëzakonisht të zgjuar në fushë”, deklaroi ai. 

Foto: Regont Murati/ Kingsley Coman

Në vazhdim, Auckland City do të përballet me Benficën para se ta mbyllë fazën e grupeve me sfidën ndaj Boca Juniors. Murati ka besim se skuadra e tij mund të marrë rezultate të dëshirueshme nga këto dy ndeshje. 

“Të dyja janë ekipe profesioniste me lojtarë fantastikë. Do jetë një lloj tjetër loje nga ajo me Bayernin, më fizike, më teknike, më direkte dhe me më shumë duele një kundër një”  

“Ne duhet patjetër ta ngremë nivelin tonë të lojës në mënyrë që të jemi konkurrues dhe të marrim diçka nga këto ndeshje. Duam ta sfidojmë veten dhe të bëjmë diçka të madhe, andaj fokusi duhet të mbetet i plotë”. 

Ajo që e bën më të veçantë historinë e Auckland Cityt është fakti që pothuajse i gjithë ekipi i tyre është i përbërë nga lojtarë që futbollin nuk e kanë profesion primar. 

“Po, është e vërtetë, futbolli nuk është burimi ynë kryesor i të ardhurave. Ne luajmë në nivelin më të lartë të mundshëm për vendin tonë”.  

“Për ne, është çështje nderi dhe pasioni. Të tregojmë se çfarë mund të bëjë një skuadër gjysmë-profesioniste ndaj gjigantëve të futbollit”. 

Foto: Regont Murati vs Jamal Musiala

Murati do të mbetet në histori si shqiptari i parë nga Kosova i cili ka luajtur në edicionin e ri të Kupës së Botës për Klube. Ky fakt e bën atë të ndihet krenar. 

“Jashtëzakonisht i bekuar. Është diçka që do ta mbaj me vete gjithë jetën. Më jep mundësinë t’i bëj krenarë familjen, miqtë dhe shpresoj edhe vendin tim. Shpresoj gjithashtu të mos jem i fundit”.

“E di që Kosova dhe Shqipëria kanë shumë lojtarë të talentuar që po luajnë në ekipe të mëdha, dhe jam i bindur që do kemi përfaqësim edhe më të madh në këtë turne në të ardhmen”.  

“Për mua kjo është thjesht një tjetër mundësi për ta përfaqësuar trashëgiminë dhe kulturën time, si përfaqësues i një vendi të vogël si Kosova që po luan në skenën më të madhe të futbollit”, përfundoi Murati.

Gjithashtu lexoni:

James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje

Xhaka drejt Chelsea

Calhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë

Bajram Duraku gati për hapin e madh, disa klube kosovare pas talentit 20 vjeçar

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
22:02 -27/06/2026
Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë
21:59 -27/06/2026
James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje
21:19 -27/06/2026
Vuçiq: Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje
20:21 -27/06/2026
Xhaka drejt Chelsea
19:41 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?