KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë
Politikë

Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë

Kosova News
Kosova News 15:50 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja Vjosa Osmani, iu është drejtuar studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd për të folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Në fjalimin e saj, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj integrimit euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, presidentja Osmani u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që studentët nga Kosova kanë marrë ndër vite nga Universiteti Eötvös Loránd dhe nga institucionet hungareze.

Duke vënë në pah dimensionin historik të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, presidentja solli në vëmendje kontributin e dy figurave emblemë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Hunyadi:

“Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, në një Evropë që po ndryshon, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar”, theksoi Osmani.

Presidentja tha gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë potencial të madh për t’u thelluar në fusha si energjia e ripërtrishme, turizmi, teknologjia dhe arsimi, duke nënvizuar se përparimi i qëndrueshëm ndërtohet mbi investimin në rini dhe në krijimin e urave të mirëkuptimit ndërkulturor.

Gjithashtu lexoni:

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?