KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore
Rajon

Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore

Kosova News
Kosova News 15:41 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka folur për bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade.

Gjatë fjalës hyrëse në Samit, Hasani tha se: “Synimi ynë është ambicioz, por edhe i arritshëm: për të çelur kapitujt deri në fund të këtij viti dhe për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027. Po punojmë me vendosmëri për ta bërë Shqipërinë gati për anëtarësimin e plotë në BE përpara fundit të kësaj dekade. Ky është një objektiv rajonal. Suksesi i fqinjëve tanë është suksesi ynë.”

Përplasja ushtarake në Lindjen e Mesme ishte gjithashtu pjesë e fokusit të tij, teksa shefi i diplomacisë shqiptare bëri të qartë se Tirana zyrtare mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalojë aktivitetet bërthamore.

Sinkron: “Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.”

Si platformë e iniciuar nga vetë vendet e rajonit, SEECP mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe përgatitjen për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. /A2 televizion/

Gjithashtu lexoni:

Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave

“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?