Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka filluar me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu triumfoi ndaj xhudistes polake Natalia Kropska, duke fituar me Ippon pas një mbërthimi teknik që e detyroi kundërshtaren të dorëzohej.
Përkundër faktit që është rikthyer pas një lëndimi, Laura tregoi karakter dhe qetësi në duel, duke rifituar gradualisht ritmin e saj gjatë luftës.
Fitorja ndaj Kropskës e konfirmon edhe një herë Laurën si një ndër pretendentet kryesore për medalje në këtë kategori.
Laura e fitoi medaljen e bronztë olimpike në Parisi 2024. /