Një grua në Ohio tentoi t’i shpëtonte policisë pasi u kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Ajo u vu re nga patrulla në I-75 duke ecur me 137 km/h, shumë mbi kufirin e lejuar.
Në vend që të ndalonte, ajo shtoi shpejtësinë dhe u përfshi në një ndjekje dramatike me policinë.
Pasi humbi kontrollin, makina u përmbys disa herë dhe përfundoi e përmbysur.
Për fat, ajo pësoi vetëm lëndime të lehta, ndërsa u akuzua për drejtim në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrave.