KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin
Siguri

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

Kosova News
Kosova News 20:17 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 13-vjeçar që tregon në një video se si e vozitë veturën nga mosha 7-vjeçare dhe në të cilën shfaqen pamje të tij duke vozitur veturën në një fshat të Skenderajt, u publikua të premten, më 13.06.2025, në një rrjet social.

Në videon e publikuar, 13-vjeçari deklaron se ka vozitur veturën deri në shpejtësinë 168 km/h, ndërsa thotë se ka pasur rastin të vozis deri në Prishtinë dhe me të ka qenë babai i tij.

“Pak tutet [prindi], tutet a e din që më rrok dikush se edhe unë i vogël edhe nuk bon… Unë kam vozitë deri në Prishtinë, herën e dytë veç vet i kam grah [veturës] deri në Skenderaj, pak ma larg se në Skenderaj” – thotë 13-vjeçari në videon e publikuar.

Policia në Mitrovicë tha se e kanë identifikuar lokacionin dhe prindin e fëmijës, të cilin e kanë gjobitur.

“Njësitë policore në Skenderaj kanë identifikuar lokacionin dhe prindin e fëmijës, i cili shihet në video-incizimin e publikuar në rrjete sociale dhe ndaj tij është marrë masa ligjore, është shqiptuar gjobë për kundërvajtje e paraparë me dispozitat e Ligjit për rregullat dhe sigurinë në trafikun rrugor për mospërkujdesje ndaj fëmijës” – thuhet në përgjigjen e Policisë, më 14.06.2024.

13-vjeçari po ashtu deklaron se atë e kanë parë edhe shoqëria e tij duke vozitur, të cilët në fillim e kanë gjykuar, por shprehet se tani janë mësuar ta shohin duke vozitur veturë.

Sipas Ligjit, vozitësit e automjeteve duhet të kenë patent-shofer për çfarëdo kategorie të automjetit që drejtojnë. Patenta e shoferit lëshohet pasi kandidati ka arritur moshën e caktuar për automjetin që drejton dhe pasi vlerësohet me sukses në provimin me shkrim dhe atë praktik.

Në nenin 82 në Ligjin Nr. 05/L-064 për patent-shofer, përcaktohet që mosha minimale e personit për t’iu nënshtruar provimit për patent-shofer është 16 vjeç, edhe atë për disa kategori të automjeteve si motoçikleta, triçikleta. Kurse, për makinë deri në moshën 18-vjeçare.

KALLXO.com e ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për këtë rast dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe është në pritje të përgjigjeve.

Gjithashtu lexoni:

Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Bota në tym e flakë, shqiptarët ‘pushtojnë’ plazhet e Shqipërisë

Dita e tretë e luftës Izrael-Iran: “Kuba e Hekurt” u thye! Zëra shpërthimesh në Teheran, sirena alarmi në Izrael…

Kundërsulm i menjëhershëm, Irani godet Izraelin me raketa – panikohen izraelitët

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore
17:56 -15/06/2025
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”
17:19 -15/06/2025
Gennaro Gattuso emërohet zyrtarisht trajner i Kombëtares së Italisë
16:48 -15/06/2025
Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit
16:40 -15/06/2025
Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran
16:19 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?