KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UP-ja pësoi rënie në ranglistën botërore, njohësi i arsimit thotë se ka rënie drastike të cilësisë nga viti 2014
Arsim

UP-ja pësoi rënie në ranglistën botërore, njohësi i arsimit thotë se ka rënie drastike të cilësisë nga viti 2014

Kosova News
Kosova News 18:59 -10/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”.

Ranglista që mat të gjitha universitetet botërore duke u bazuar në cilësi dhe në impaktin e tyre në internet, rangoi UP-në katër pozita më poshtë se në ranglistën paraprake të publikuar në janar të këtij viti.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, tha se gjendja e tanishme në UP është pasojë e drejtpërdrejtë e “vendimeve të politizuara” të Gjykatës Kushtetuese, me të cilat, sipas tij, janë krijuar qeveri pazaresh.

 “Gjendja e tanishme në Universitetin e Prishtinës, por edhe në arsimin parauniversitar është pasojë e veprimit të faktorëve të shumtë parazitarë dhe entropik”, deklaroi Hyseni, duke shtuar se cilësia e arsimit në Kosovë filloi të bie drastikisht në vitin 2014.

“Atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës përcaktoi ‘bazën’ kushtetuese për formimin e Qeverisë së Kosovës. Në vitin 2018, sistemi i edukimit dhe i arsimit në Kosovë do të merrte një goditje tragjike, përsëri me vendimin e Kushtetueses, por jo mbi bazën e vitit 2014, por me një vendim krejtësisht të kundërt me atë të vitit 2014.  Ky ka qenë një vit kur arsimi i Kosovës pësoi edhe një goditje të rendë”.

Sipas tij, ky rangim në “Webometrics” nuk mund t’i faturohet qeverisjes aktuale, pasi siç tha, ndryshimet në arsim nuk mund të ndodhin brenda një nate, por as për dy apo tri vjet.

“Për shkak se janë komplekse dhe në këto ndryshime duhet të marrë pjesë e tërë shoqëria e udhëhequr nga një Qeveri meritokrate dhe mbi gjitha morale e kombëtare”, deklaroi tutje Hyseni.

Ai shtoi se Qeveria Kurti duhet të veprojë në mënyrë të koordinuar duke hartuar strategjinë dalëse  nga kjo gjendje siç e quajti, tepër të rëndë të sistemit të edukimit dhe arsimit.

Njohësi i arsimit komentoi edhe vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), që të ofrojë mbështetje financiare 7 mijë euro për 20 studentë që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.

Hyseni i dha përkrahje ministrisë për këtë vendim, por shtoi se duhet garantuar që ata studentë do të kthehen më pas në Kosovë për ta ushtuar profesionin e “nuk do te përndiqen siç janë përndjekur deri me tani”.

Ndryshe, me pozitën që është radhitur është shprehur i pakënaqur menaxhmenti i UP-së.

Përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se kanë filluar të punojnë në identifikimin e mangësive.

Ndërsa, janë krenuar se janë ranguar më mirë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë në trevat shqipfolëse.

“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume. UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”.

“Sigurisht, UP-ja nuk është e kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”, u tha në reagimin e UP-së. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

TAGGED: cilësia, UP
Kosova News 10/08/2022 10/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?