Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin e dytë, në kuadër të Kampionatit Botëror të Xhudos, që po mbahet në Hungari.
Ajo arriti të mposhte xhudisten portorikane, Francine Echeverria duke e mundësuar kështu kalimin në çerek-finale

Krasniqi, do të përballet në çerek-finale me hungarezen, Reka Pupp.