KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Valon Murtezaj i LDK-së kundërshton ashpër Abdixhikun: Autokracia dhe oligarkia në LDK nuk kanë vend dhe nuk do të kenë
Politikë

Valon Murtezaj i LDK-së kundërshton ashpër Abdixhikun: Autokracia dhe oligarkia në LDK nuk kanë vend dhe nuk do të kenë

Kosova News
Kosova News 16:41 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij të thellë ndaj mënyrës së funksionimit të lidershipit aktual të kësaj partie, transmeton KosovaNews.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Murtezaj ka protestuar ndaj, siç i quan ai, “metodave të punës të instaluara në majën e vendimmarrjes në LDK”, duke kritikuar mungesën e konsultimeve me organet statutare të partisë për agjendën politike të paralajmëruar për prezantim.

“Prezantimi i paralajmëruar për nesër i një agjende lidhur me një orientim qeverisës, pa asnjë konsultim dhe pa asnjë miratim të organeve statutare partiake, shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan Murtezaj.

Ai nënvizon se vendimmarrja për orientimin politik të partisë është kompetencë ekskluzive e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe duhet të ndërtohet përmes konsultimeve të gjëra.

Në reagimin e tij, Murtezaj ironizon edhe me ndryshimet e shpeshta në emërtimet e opsioneve qeverisëse që, sipas tij, flasin për mungesë serioziteti:

“Qeveri Nacionale e Tranzicionit, Qeveri Nacionale Kalimtare, Qeveri Gjithpërfshirëse Kalimtare, Qeveri Gjithpërfshirëse e Unitetit, Qeveri e Unitetit, Qeveri e Unitetit Kombëtar…”

Murtezaj e quan të pafalshme braktisjen e demokracisë nga një parti që, sipas tij, ka qenë shembull i saj në rajon, duke përkujtuar figurat historike të saj dhe trashëgiminë e presidentit historik Ibrahim Rugova.

“LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e demokracisë së parë në këtë rajon, e heronjve të lirisë, e heronjve të demokracisë, e patriotëve për Kosovën, nuk duhet ta braktisë demokracinë.

Partia politike nuk është kompani ndërtimore. Partia politike është organizatë shtet-ndërtimore. Autokracia dhe oligarkia në LDK nuk kanë vend dhe nuk do të kenë,” përfundon Murtezaj, duke theksuar se do të qëndrojë gjithmonë në anën e demokracisë.

Gjithashtu lexoni:

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në vitin 2023

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në vitin 2023
18:19 -13/06/2025
PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi
18:17 -13/06/2025
KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale
18:14 -13/06/2025
Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentinas
15:46 -13/06/2025
Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale
15:30 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?