KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Asnjë favorizim në ankandin solar”, Ministria publikon detajet e garancionit bankar: Çmimi i energjisë do të ulet 35%
Ekonomi

“Asnjë favorizim në ankandin solar”, Ministria publikon detajet e garancionit bankar: Çmimi i energjisë do të ulet 35%

Kosova News
Kosova News 12:50 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë ka dhënë sqarime lidhur me përfshirjen e garancionit bankar në projektin për parkun e parë solar në Kosovë, duke theksuar se procesi ka qenë plotësisht i hapur, konkurrues dhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

Në një reagim për media, Ministria ka sqaruar se me Marrëveshjen për Blerjen e Energjisë (MBE), kompania publike KOSTT ka marrë përsipër të sigurojë një garancion bankar për pagesën e energjisë që do të prodhohet nga parku solar, i cili pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2026.

“Ministrat kanë dhënë vetëm një zotim politik për të ndihmuar KOSTT-in nëse ndihma financiare do të jetë e nevojshme, por nuk ka asnjë përfshirje direkte të ndonjë institucioni tjetër në këtë proces,” thuhet në sqarimin e Ministrisë.

Garancioni bankar, sipas Ministrisë, është përfshirë si kërkesë në dokumentet e ankandit që në fazat fillestare të procesit, si përgjigje ndaj kërkesave të investitorëve të interesuar për një mjet që garanton aftësinë e pagesës nga ana e KOSTT.

“Dokumentet e ankandit, përfshirë edhe draft-marrëveshjet dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të investitorëve, kanë qenë të qasshme për të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë të barabartë,” ka theksuar Ministria.

Në ankandin solar, i cili u zhvillua në mënyrë elektronike dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTK dhe në faqen zyrtare të Ministrisë, fitues doli konsorciumi Orllati-Holdigaz-ZPV-Jaha Solar nga Zvicra, Gjermania dhe Kosova. Ata ofruan çmimin më të ulët për shitjen e energjisë – 48.88 euro/MWh, apo 35% më pak se çmimi tavan prej 75 euro/MWh i përcaktuar nga ZRrE.

Ministria thekson se ofrimi i garancionit ka ndihmuar në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e më shumë ofertuesve, duke rezultuar në një çmim më të favorshëm për konsumatorët.

Lidhur me ndikimin e mundshëm në tarifat e energjisë, Ministria ka sqaruar se kostoja e garancionit është minimale. Në rastin më të lartë të mundshëm, ndikimi në faturën e konsumatorëve do të ishte vetëm 0.0002%, apo 1 cent për një faturë prej 5,000 eurosh.

Gjatë procesit, Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e USAID-it, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh promovuese për të rritur konkurrencën, përfshirë publikime në media ndërkombëtare si “The Economist”, takime me investitorë në disa shtete dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare si COP28.

Ministria përmendi gjithashtu se ky proces është vlerësuar nga Asociacioni i Rregullatorëve të Energjisë (ERRA), i cili e ka cilësuar ankandin si “një proces ofertimi transparent dhe gjithëpërfshirës që ka tërhequr një numër të madh pjesëmarrësish, duke ulur çmimin e ofertës në seancat e njëpasnjëshme.”

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar reputacionin e Kosovës si vend i qëndrueshëm për investime në sektorin e energjisë. Informimi i drejtë dhe i saktë publik është thelbësor për ta mbajtur këtë reputacion pozitiv”, thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?