KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria barazon me Letoninë
Sport

Shqipëria barazon me Letoninë

Kosova News
Kosova News 22:47 -10/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria ka dominuar në fushë, por nuk ka krijuar shumë dhe në fund mori vetëm një pikë ndaj Letonisë në Riga. Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 1:1.

Në fakt më shumë janë dy pikë të humbura se një e fituar. Kuqezinjtë kanë llogaritur në tri pikë të reja për të vazhduar garën për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, përkatësisht për vendin e dytë në grup që dërgon në plejof. Barazimi në Letoni bën që Shqipëria të jetë mbrapa Serbisë në garën për vendin e dytë. Po të martën mbrëma, Serbia nuk lejoi befasi duke fituar 3:0 ndaj Andorrës.

Lojtarët e Shqipërisë nuk shënuan gol të martën në stadiumin “Skonto”.

Në minutën e 21-të Thomas Strakosha shpëtoi kuqezinjtë, duke pritur penalltinë e Janis Ikaunieks. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të pakujdesshme të Marash Kumbullës.

Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në epërsi 1:0. Pas një krosimi të Arbër Hoxhës, Rey Manaj bëri presion në mbrojtjen letoneze. Për shkak edhe të ndërhyrjes së dobët të portierit të Letonisë, autogol shënoi kapiteni Antonijs Çernomordijs.

Kur po pritej që pjesa e parë të përfundoi me epërsinë 1:0 të Shqipërisë, letonezët e shënuan golin e barazimit. Sërish realizoi Çernomordijs, por këtë herë në portën e Shqipërisë. Pas një ndërprerje, ai fitoi një duel kërcimi me Ivan Balliun dhe realizoi.

Në pjesën e dytë lojtarët e Shqipërisë ishin vazhdimisht në sulm, por pa rrezikuar shumë seriozisht.

U aktivizuan edhe Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Mirlind Daku e Myrto Uzuni, por pa ia dalë të realizojnë gol.

Gjithashtu lexoni:

Atalanta kërkon Edon Zhegrovën

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd

Kosova e gatshme për Kampionatin Botëror të xhudos, tre garuesit synojnë medalje

Arsenali po e finalizon transferimin e portierit spanjoll

Interesim i dobët i tifozëve për hapjen e Kupës së Botës për Klube: As Messi nuk po ndihmon, FIFA po bën lëvizje të dëshpëruara

Kosova News 10/06/2025 10/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
10:14 -13/06/2025
Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”
10:08 -13/06/2025
Detaje të reja për krimin në Austri! Vrasësi i nëntë nxënësve e një mësuesi kishte bërë planin djallëzor, ç’thonë hetuesit?
09:53 -13/06/2025
Osmani pritet në një takim nga perandori i Japonisë
09:33 -13/06/2025
Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë
09:12 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?