KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
Politikë

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

KosovaNewss
KosovaNewss 21:08 -06/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i dialogut të Brukselit, që u pat promovuar si rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tani, nga njohës të zhvillimeve diplomatike, po shihet si i padobishëm. Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se dialogu më, praktikisht, nuk ekziston, teksa thekson se Perëndimi po tregohet më i ashpër ndaj Kosovës, sesa ndaj Serbisë

Dialogu Kosovë–Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shndërruar në një proces të mjegullt dhe jofunksional, ka theksuar njohësi amerikan i çështjeve diplomatike, Daniel Serwer.

Me gjithë deklaratat optimiste të dhëna së fundi nga zyrtarë evropianë, eksperti për Ballkanin Perëndimor ka thënë se dialogu veçse ka mbërritur në limitet e tij.

“Cili dialog Kosovë–Serbi? A ka pasur ndonjë të tillë në gjashtë muajt e fundit, apo,  madje, në një vit? Apo gjatë disa viteve të fundit. Procesi i udhëhequr nga BE-ja duket se ka arritur kufijtë e vullnetit politik në Beograd dhe në Prishtinë, ku asnjëra prej tyre nuk duket e etur të vazhdojë më shumë, veçse të shtiren”, ka deklaruar ai.

Tek ka folur mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në dinamizimin e procesit, Serweri ka theksuar se në këtë aspekt ka paqartësi, si dhe mungesë të interesit strategjik për përfshirje në mënyrë aktive.

“Nuk kam vënë re ndonjë interes strategjik të administratës së re të SHBA-së në Kosovë. As nuk shoh ndonjë shenjë se Washingtoni po ripërcakton përparësitë e rolit të vet në rajon, megjithëse duket se ka ftohje pak ndaj Beogradit. Qëllimi strategjik për SHBA-në duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe shkëmbimi i ambasadorëve në nivel të plotë. Pastaj, duhet të reduktojë mbi angazhimin dhe bashkëpunimin me Beogradin,  derisa Serbia të lëvizë në atë drejtim”, ka thënë Serwer.

Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’i nënshkruar apo zbatuar pikat kyç të Marrëveshjes së Ohrit, sipas Serwerit, është dëshmi për mungesën e vullnetit politik.

“BE-ja dhe SHBA-ja do të mund të ushtronin shumë më tepër presion ndaj Beogradit – për shembull, duke ia zbatuar të njëjtat sanksione që ia kanë vendosur Prishtinës. Por, dyshoj se do ta bëjnë këtë”, është shprehur Serwer.

Në mandatin e parë presidencial të Trumpit, SHBA-ja pati caktuar edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e Richard Grenellit, më 4 shtator të 2020-ës, Kosova e Serbia patën nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik. Porse kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

E takimet e deritashme në Bruksel janë zhvilluar kryesisht në nivel të kryenegociatorëve, teksa kanë munguar ato të nivelit të lartë politik.

Takimi i tillë i kryenegociatorëve u mbajt këtë javë, porse nuk prodhoi rezultate dhe nuk pati as diskutime trepalëshe.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

KosovaNewss 06/06/2025 06/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?