KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
Politikë

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:19 -06/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për disa mandate nga radhët e PDK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurti, po synon të jetë kryeministër me 61 ose 62 vota.

Haliti ka thënë se, sipas komunikimeve mes njerëzve, dikush mund t’i japë një votë ose dy vota Kurtit.

“Në këtë rast, lojtar interesant është Fatmir Limaj, i cili po deklarohet herë kështu e herë ashtu, por edhe sot ka thënë se nuk duhet të ketë vija të kuqe. Edhe unë s’jam për vija të kuqe, por jam në politikë dhe beteja politike është ashtu – o luftë, o marrëveshje – dhe dikush duhet të dalë fitues”, ka thënë ai.

Haliti ka thënë se Limajn e ka mik, por konsideron se atij nuk i takon të jetë kryetar i Kuvendit.

“Unë mendoj që atij nuk i takon të jetë kryetar i Kuvendit, sepse ka një parti ose ka tre deputetë të cilët i menaxhon, dhe tani një kryetar i tillë, me aq pak mbështetje, sa do ta ketë atë autoritetin e vet si kryetar i Kuvendit për t’i menaxhuar të mëdhenjtë… Tash është njësoj si beteja e Lepurit me Luanët. Është i vogël. Ka tre deputetë, vetë i treti po dua me thënë. Mundet me marrë ndonjë ministri, por unë besoj që ai ka ambicie të tjera, sepse duke qenë kryetar i Kuvendit e di çfarë mund të zgjedh, dhe e dyta – nuk e sheh veten pa e pasur një pozicion të fuqishëm në qeverisjen e ardhshme”.

“Dalja e tij në qeveri, në cilëndo ministri ose zëvendëskryeministër, do të duhej të jepte dorëheqje nga deputeti, dhe nuk e di kush e ka radhën në atë listën e përbashkët që e kanë. Mund të vijë dikush i AAK-së… Unë, me qenë në vend të Fatmir Limajt, nuk do të kërkoja të isha kryetar i Kuvendit, sepse nuk e ka fuqinë politike”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se, në bazë të deklarimeve të partive opozitare, Albin Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë dhe nuk mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, dhe si rrjedhojë do të gjendet një marrëveshje politike për të shkuar në zgjedhje.

“I gjithë zotimi e betimi i dyanshëm se nuk hyjmë në koalicion me VV-në, VV-ja nuk hyn në koalicion me PDK-në, të gjitha këto zotime opozitë-pozitë, kundërshtuese njëra me tjetrën, e kanë sjellë situatën në një bllokadë ku nuk mund të shkohet më tutje dhe zgjedhja e vetme është: ose të futet njëra nga partitë në koalicion, ose të shkohet në zgjedhje të reja, ose të krijohet një mekanizëm apo një qeveri e përkohshme në të cilën marrin pjesë të gjitha partitë për një afat të caktuar. Kam thënë disa herë që disa çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës ta kenë si opsion të realizohen brenda 6 muajsh ose 1 viti dhe më pas të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Ai ka folur rreth mundësisë së një koalicioni mes VV-së dhe PDK-së.

“Kryetari i partisë është takuar disa herë me z. Kurti. Mendoj se ka pasur edhe takime joformale mes të tjerëve të dy partive. Siç duket, nuk është gjetur, nuk ka pasur vullnet për të pranuar opsionin e njërës ose të tjetrës”, ka thënë ai. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen

KosovaNewss 06/06/2025 06/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?