Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ku për pasojë është lënduar një person.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.