KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
Siguri

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Kosova News
Kosova News 21:53 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka edhe Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht ndaj një artikulli të publikuar sot në portalin Paparaci, ku pretendohet se Ministri i Punëve të Brendshme ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar shefat e Policisë, për shkak se nuk ishte informuar për operacionin e madh antidrogë të zhvilluar më 3 qershor.

Në një sqarim për media, Policia e Kosovës e cilëson shkrimin si të pavërtetë, duke theksuar se përmban tri pretendime të pasakta: se ministri nuk ishte njoftuar për operacionin, se kishte pasur takim mes tij dhe shefave të policisë, dhe se kishte pasur përplasje apo presion në lidhje me operacionin.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në përputhje me autorizimet ligjore, në koordinim me institucionet relevante të drejtësisë dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lexo po ashtu:

Manxhuka i LVV-së reagon ashpër ndaj Paparacit: “Artikull llum, Sveçla nuk ndodhet fare në Kosovë”

Operacioni i 3 qershorit ishte rezultat i një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Speciale, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe me mbështetje ndërkombëtare nga Belgjika, Franca, Holanda dhe Europoli. Si rezultat, u arrestuan 22 persona të dyshuar, u bastisën 47 lokacione dhe u konfiskuan dëshmi materiale.

Policia thekson se ministri është informuar me kohë për operacionin, por nuk ka pasur asnjë takim me shefat e Policisë, as para dhe as pas operacionit. Kjo mbështetet edhe nga fakti se ministri ndodhet jashtë vendit që nga ajo kohë.

“Komunikimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka qenë i rregullt dhe brenda kuadrit ligjor. Nuk ka pasur as presion, as fjalosje, dhe as keqkuptime,” thuhet në reagimin e Policisë.

Policia e Kosovës apelon që publikime të tilla të pabazuara nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe as sigurisë publike, duke theksuar se operacionet e saj zhvillohen në përputhje me ligjin dhe me bashkëpunim të ngushtë vendor e ndërkombëtar.

Sqarim për media Prishtinë, 05 qershor 2025 Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik,…

Posted by Kosovo Police on Thursday, June 5, 2025

Gjithashtu lexoni:

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

KQZ-ja përfundon numërimin

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?