Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pjesëmarrja e ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën krenarë të gjithëve.
Haradinaj përgëzoi ushtrinë e Kosovës për sukesin e arritur në “Defender 2025”, ani pse sipas tij sigurimi i armatimit të nevojshëm dhe certifikimit erdhi me vonesa të mëdha.
Postimi i plotë:
Pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën të ndihemi krenarë të gjithëve.
Në vitin 2018, në dakordim të plotë me Pentagonin, votuam ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht, ramë dakord për planin zhvillimor 10-vjeçar, për certifikimin e njësive dhe për angazhimin tonë bilateral e multilateral për paqe krah Amerikës dhe aleatëve tanë.
Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit, falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre.
Përgëzoj Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në “Defender Europe 2025