KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni i Prokurorisë në Prizren, 17 të arrestuar dhe makineri të sekuestruara për degradimin e Drinit të Bardhë
Siguri

Aksioni i Prokurorisë në Prizren, 17 të arrestuar dhe makineri të sekuestruara për degradimin e Drinit të Bardhë

Kosova News
Kosova News 17:20 -04/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Prizrenit të mërkurën ka zhvilluar një aksion për veprat penale kundër mjedisit, në 14 lokacione përgjatë lumit Drini i Bardhë, me ç’rast janë arrestuar 17 persona të dyshimtë për kryerjen e veprës penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar edhe makineri në vlerë prej afër 2 milionë eurove.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka theksuar se aksioni i sotëm është realizuar pas hetimeve katër mujore dhe është shtrirë përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë, nga fshati Krushë e Vogël deri në Landovicë.

“Sot, jam para jush, që të tregoj që në aksionin që kemi pas në 14 lokacione, kemi arrestuar 17 persona. Kemi sekuestruar 38 mjete të kryerjes, 9 prej tyre kamionë, 14 ekskavatorë dhe 15 makineri të separimit, ku vlera totale e tyre është 1 milionë e 950 mijë euro”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, degradimi i lumit ka ndodhur me mjete të rënda, duke prishur kësisoj rrjedhën natyrore të lumit, duke rrezikuar banorët e kësaj ane por edhe biodiversitetin në përgjithësi.

“Këta të pandehur, të cilët i kemi arrestuar sot, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Miniera dhe Minerale, pasi nga viti 2016 secili prej tyre ka punuar pa licenca, sepse asnjë, po e përsëris asnjë prej operatorëve ekonomikë që veprojnë, po flasim për rajonin e Prizrenit nuk kanë licenca për operim për nxjerrje të rërës dhe zhavorrit. Andaj, veprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale të ndotjes dhe degradimit të ambientit”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, me përdorimin e makinave të rënda, janë krijuar gropa të mëdha, duke krijuar degradim në shkallë të lartë, respektivisht “kanë konsumuar sipas Prokurorisë edhe elementet e veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

Po ashtu gjatë zhvillimit të aksionit, njëri nga të pandehurit ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave të punës. Me këto veprime, sipas Kryeziut, i njëjti ka kryer veprën penele “Pengimi i personit zyrtar në kryejren e detyrave zyrtare”, si dhe njëri nga të pandehurit ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai ka rikujtuar se luftimi i veprave penale kundër mjedisit është njëra prej pesë objektivave kryesore të kësaj Prokurorie.

Në aksionin e sotëm, krahas Prokurorisë ka marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, dhe inspektorët e KPMM-së dhe ata të mjedisit.

Me këtë rast, kryeprokurori Kryeziu, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos ata që jetojnë dhe banojnë përreth lumit Drini i Bardhë që të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes dhe sa herë që shohin kryerës të tillë ta njoftojnë Prokurorinë ose Policinë.

Gjithashtu lexoni:

Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale

Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Kosova News 04/06/2025 04/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?