Njësitet policore kufitare në Vukovar të Kroacisë kanë ndalur një kosovar me 11 pushkë automatike në veturën e tij, me të cilën po udhëtonte drejt Zvicrës, raportojnë mediat e Kroacisë.
Siç shkruajnë mediat kroate, rasti kishte ndodhur më 31 maj në pikën kufitare në Tovarnik.
Dyshimet kishin lindur pas kalimit në vëzhguesin special për vetura transportuese.
