KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
Politikë

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

KosovaNewss
KosovaNewss 21:47 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Kurti bashkë me ministrat tjerë në detyrë, e që janë betuar si deputetë, po e shkelin në mënyrë permanente Kushtetutën dhe, sipas saj, duhet të mos lejohen të hyjnë në zyra, nga organet e drejtësisë, prokuroria, gjyqësori, policia e të tjerët.

“Në qoftë se këta do të nxirreshin nga zyrat që i kanë okupuar, unë jam shumë e sigurt që më së largu për 48 orë do të konstituohej Kuvendi. Janë uzurpatorë, duhet të mos lejohen të hyjnë në zyra, duhet organet e drejtësisë, prokuroria, gjyqësori, policia e të tjerët. A e dini çfarë po ndodhë sot? Sot qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hyrë në ndërtesë e po vendosin për buxhetin e Republikës. A kam të drejtë unë të shkoj? A mundem unë sot që të shkoj në Ministri të Financave e të rris koeficientin, t’i rris pagat? Jo, nuk kam të drejtë, sepse unë duhet të kem mandat, duhet të votohem në Kuvendin e Republikës. Kurtit i ka kaluar mandati, atij i ka përfunduar mandati më 23 mars, më 27 mars është bërë certifikimi, mbi të gjitha e ka bërë betimin si deputet. Nuk mbesin zyrat e zbrazëta, unë kam qenë pjesë e qeverive kur ka qenë Mustafa e Hoti, asnjëri prej tyre nuk e ka lënë zyrën, por nuk ka ardhur ta bëjë betimin si deputet e të kthehet në zyrë, sepse është e palejueshme”, tha ajo në RTK.

Sipas Hykmete Bajramit, Kurti po bën shkelje kushtetuese. “Ai nesër vjen e ngrit dorën në Kuvend për komisionin për votim të fshehtë. Kushtetuta e thotë që nuk mund të jesh pjesë e legjislativit dhe ekzekutivit. Dorëheqja efektive nënkupton që e dorëzon detyrën dhe nuk kthehesh më në detyrë. Janë 17 veta në krye me Kurtin që po e shkelin në mënyrë permanente Kushtetutën. Këtë e kanë bërë normë, këta janë njerëz të cilët që katër vite mbi 10 herë e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës, e tani janë në shkelje permanente, prej ditës kur e kanë bërë betimin”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen

KosovaNewss 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro
14:51 -27/07/2026
Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit
14:34 -27/07/2026
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte
14:15 -27/07/2026
Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?