KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni
Botë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Kosova News
Kosova News 11:07 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria holandeze ka rënë sot pas mosmarrëveshjeve mbi propozimet për imigracionin, që çuan në tërheqjen e partisë së udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders nga koalicioni qeverisës.

Wilders tha në një postim të përkthyer nga CNBC në platformën sociale X, se partia e tij Partia për Liri (PVV) do të largohej për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për propozimet e tyre për azilin.

PVV fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në vitin 2023, duke e rrëzuar partinë e ish-kryeministrit Mark Rutte nga vendi i parë.

Pavarësisht fitores, katër partitë kryesore të vendit zgjodhën ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së Holandës, Dick Schoof, si kryeministër.

Wilders të dielën kishte paralajmëruar se partia e tij mund të largohej nga koalicioni, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Nëse shumica e propozimeve tona nga plani dhjetëpikësh i azilit nuk miratohen nga koalicioni (dhe kështu nuk shtohen në Marrëveshjen e Vijave Kryesore) dhe nuk zbatohen nga kabineti sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë PVV do të tërhiqet nga ky koalicion”, tha ai në një postim në X gjatë fundjavës.

Javën e kaluar, PVV paraqiti një plan me 10 pika për të ulur imigracionin, i cili përfshinte një thirrje për të ndaluar azilin dhe për të ndaluar përkohësisht ribashkimin e familjeve për të gjithë azilkërkuesit që u është dhënë statusi i refugjatit. /

Gjithashtu lexoni:

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

Turkmenistani zvogëlon zjarrin 50-vjeçar të quajtur ‘Porta për në Ferr’

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13:57 -06/06/2025
BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
12:42 -06/06/2025
Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro
12:02 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?