KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Me Sorensenin biseduam për qasjen në fazat e ardhshme të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Politikë

Bislimi: Me Sorensenin biseduam për qasjen në fazat e ardhshme të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:28 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot takimin e parë në formë bilaterale me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, që nga emërimi i tij në këtë pozitë. Bislimi para gazetarëve ka dhënë detaje rreth këtij takimi. Ai tha se nga Sorensen janë njoftuar lidhur me qasjen që ai mendon ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të Kryenegociatorëve apo takimet e larta që udhëhiqen nga Kryediplomatja Kaja Kallas.

Në këtë takim, Bislimi tha se kanë ngritur një sërë temash, të cilat janë me shumë rëndësi që sa më shpejt të ketë përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje.

 “Për shembull kemi rastin e menagjimit të integruar të kufirit ku ka mungesa të mëdha nga ana e Serbisë si në përmbushjen e obligimeve të tyre përshembull në tri pika kufitare që ata është dashur të ndërtojnë, ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që në Bujanoc, përshembull në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka më shumë udhëtarë që kthehen edhe nga diaspora, por edhe për problemet që kemi në këtë fushë me njohjen e certifikatave fitosanitare edhe atyre veterinare dhe pengesave që iu bën Serbia. Pastaj ngritëm temën e kostove shumë të mëdha që po lindin nga mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që janë obligime të papërmbushura të Serbisë në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë. Treguam se deri në ç’masë janë humbjet që ka Kosova në baza vjetore nga kjo dhe barrierat që në vazhdimësi Serbia në mënyrë artificiale po i vendos”, ka deklaruar Bislimi, sipas njoftimit të ZKM’së.

Ai është pyetur edhe për ndikimin që mund ta ketë ngërçi i krijuar në procesin e dialogut.

“Natyrisht se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë edhe mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Bislimi.

Ai tha takimi i sotëm ishte planifikuar të ishte trepalësh, por ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave për fermerët e vegjël, të cilat i ka blloku Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku kërkuam një përgjigje sa më të shpejtë për zhbllokimin e këtyre mjeteve. Folëm edhe për fushatën dezinformuese që Serbia e ka nisur në shumë fronte me qëllim të dezinformimit të partnerëve ndërkombëtarë por edhe mbajtjes së lartë të presionit tek qytetarët serb në Kosovë dhe tema të tjera të ngjashme. Ka qenë i paraparë edhe një trilateral, por ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”, shtoi ai

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

KosovaNewss 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?