KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konservatori Karol Nawrocki zgjidhet president i ri i Polonisë
Botë

Konservatori Karol Nawrocki zgjidhet president i ri i Polonisë

Kosova News
Kosova News 10:38 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Historiani i krahut të djathtë, Karol Nawrocki është zgjedhur president i ri i Polonisë në balotazhin e së dielës, ka bërë të ditur komisioni shtetëror zgjedhor (PKW).

PKW-ja ka bërë të ditur se Nawrocki ka fituar 50.9% të votave, përpara kryebashkiakut liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski me 49.1% për qind, raporton BBC.

Është një kthesë e bujshme nga rezultati i exit pollit të parë, i publikuar menjëherë pasi votimi ka përfunduar në orën 21:00 me kohën lokale të dielën, që tregoi se Trzaskoëski fitoi me 50.3% ndaj Nawrockit me 49.7%.

Trzaskowski kishte shpallur fitoren pas exit pol-it të parë.

“Ne fituam, megjithëse shprehja ‘tehu i briskut’ do të hyjë përgjithmonë në gjuhën dhe politikën polake”, u ka thënë Trzaskoëski mbështetësve të tij.

Ndërkaq Nawrocki u kishte thënë mbështetësve të tij pas rezultatit të exit poll-it të parë që të mos i humbin shpresat.

“Do të fitojmë gjatë natës, diferenca është minimale. Besoj se nesër do të zgjohemi me presidentin Karol Nawrocki”.

Si presidenti i ri i Polonisë, Nawrocki ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë fuqinë e tij presidenciale të vetos për të bllokuar programin pro-BE të kryeministrit polak, Donald Tusk.

Nawrocki mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është një mbështetës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së.

Ai është pro mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën por ka thënë se nuk dëshiron ta shohë vendin të bashkohet me NATO-n dhe BE-në gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Presidenti i Polonisë është një rol kryesisht ceremonial me ndikim të kufizuar në politikën e jashtme dhe mbrojtjen, por presidenti mund të vërë veton ndaj legjislacionit. Qeverisë së koalicionit pro-BE të Tuskut i mungon një shumicë parlamentare mjaft e madhe për ta rrëzuar atë

Gjithashtu lexoni:

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

Turkmenistani zvogëlon zjarrin 50-vjeçar të quajtur ‘Porta për në Ferr’

Musk: Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt – dhe askush nuk duket se interesohet

Merz i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij në Shtëpinë e Bardhë

Kosova News 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Pensionohet një nga boksierët më të mirë të shekullit të 21-të
21:17 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?