KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i FSK-së priti në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë
Siguri

Komandanti i FSK-së priti në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Kosova News
Kosova News 10:57 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me nderime të larta ushtarake ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneral Breuerit dhe e njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta.

Gjeneral Breuer, nga ana e tij, e përgëzoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht ofroi vazhdimin e mbështetjes së forcave gjermane për FSK-në në përputhje me objektivat e saj.

Në fokus të bisedës ishte edhe thellimi i bashkëpunimit konkret në fusha kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, si dhe organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta në të ardhmen.

“Gjithashtu, u diskutua situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke ndarë mendime dhe vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Vizita e Gjeneral Breuer paraqet një moment të rëndësishëm për FSK-në, duke përforcuar partneritetin strategjik me Gjermaninë dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës sonë’, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një person në Burojë të Skenderajt, policia nis hetimet

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Kosova News 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pas talljes me Kurtin në ditë zie, Bogujevci shpërthen ndaj analistit Mirena: “Mjeran, s’keni as turp”
15:11 -01/06/2025
Me ftesë të Presidentes, Guvernatori i Antigua dhe Barbudas mbërrin në Kosovë
14:28 -01/06/2025
SKANDAL – Emri i “Gjeneral Jankoviq” rikthehet në dokumentet zyrtare në Han të Elezit
14:21 -01/06/2025
Musk: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë
13:02 -01/06/2025
Britania e Madhe po armatoset
12:59 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?