KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trendafilova: Protesta në Prishtinë treguese se sa e vështirë do të ishte nëse gjyqi do të bëhej në Kosovë
Siguri

Trendafilova: Protesta në Prishtinë treguese se sa e vështirë do të ishte nëse gjyqi do të bëhej në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:26 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për vizitën e saj të fundit dhe anulimin e paraqitjes së saj për media pas protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ajo ka thënë se s’ka pasur ndonjë mesazh të veçantë apo kryesor për të dhënë, dhe se ftesa për konferencë ka qenë për të informuar publikun për atë që po ndodh në Gjykatën e Specializuar.

Trendafilova është shprehur se protesta e organizuar ndaj saj, “tregon se sa e vështirë do të ishte të garantoheshin gjyqe të sigurta si dhe zhvillim i qetë e pa pengesa e procedurave gjyqësore, nëse ato do të zhvilloheshin në Kosovë”.

“Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet se sa rëndësi i kushton Gjykata mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave. Nëse njerëzit kanë frikë ta tregojnë historinë e tyre në gjykatë, ose nëse u bëhet presion për të ndryshuar dëshminë e tyre, do të jetë më e vështirë për gjyqtarët të përcaktojnë të vërtetën”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Gjykatës Speciale ka treguar edhe për rëndësinë që Gjykata ia kushton mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave.

 “Kjo është arsyeja pse gjykata përcakton masa për të mbrojtur sigurinë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, dhe këto masa zbatohen edhe në sallën e gjyqit. Përveç kësaj, Ligji për Dhomat e Specializuara lejon ndjekjen penale të atyre që përpiqen të frikësojnë ose të ushtrojnë presion mbi dëshmitarët – dhe raste të tilla dëgjohen vërtet para Dhomave të Specializuara. Kjo është arsyeja pse Kosova dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të zhvillojnë procedura jashtë Kosovës, dhe ngjarjet e fundit tregojnë se kjo ishte praktike dhe e mençur”, ka deklaruar ajo.

“E vetëdijshme për rolin e rëndësishëm që luajnë mediat dhe me gjithë respektin e duhur për gazetarët, pata dëshirën të takohesha me ta, t’i dëgjoja dhe t’u përgjigjesha të gjitha pyetjeve të tyre, duke përmbushur kështu detyrimin e Gjykatës për ta bërë procedurën para saj sa më transparente për publikun e Kosovës, aq sa e lejon vetë çështja. Çështjet ligjore mund të jenë shumë komplekse. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të ruhet kontakti me përfaqësuesit e medias, në mënyrë që ata të mund t’u përcjellin informacion të saktë popullit të Kosovës. Për shembull, kohët e fundit kam parë shpesh artikuj në mediat e Kosovës që diskutojnë të drejtat e të akuzuarve dhe pyesin nëse këto të drejta mbrohen siç duhet në procedurat para Dhomave të Specializuara”, ka thënë tutje ajo.

E pyetur nëse do të vizitojë përsëri  Kosovën, Trendafilova ka thënë se do të kthehet përsëri për të informuar publikun për atë që po ndodh në Hagë.

Sipas saj, është ende herët të flitet për fundin e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, megjithatë thotë se me përfundimin e paraqitjes së provave nga Prokuroria është përfunduar një pjesë shumë e rëndësishme.

“Mendoj se është ende shumë herët për të thënë se procedurat para Dhomave të Specializuara kanë hyrë në fazën e tyre përfundimtare, por me siguri mund të thuhet se në prill të vitit 2025, kur prokuroria në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve përfundoi paraqitjen e provave, u përfundua një fazë shumë e rëndësishme. Tani duhet të shohim se si do të trajtohen kërkesat e ekipeve të mbrojtjes për të rrëzuar akuzat”, ka potencuar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së

Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit

24 vjet e gjysmë burgim, Jon Hotit, për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat, dyshohen se përfituan 25 mijë euro kundërligjshëm

Haradinaj: Përulemi para sakrificës së heronjve

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së
15:55 -30/05/2025
Dalipi i reagon PDK-së: Vëllai im është qytetar i lirë, ka të drejtë të angazhohet në biznes
15:28 -30/05/2025
Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit
15:24 -30/05/2025
Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit
14:57 -30/05/2025
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë
14:35 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?