KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kancelari Merz deklaron se nuk do të ketë më kufizim të rrezes së veprimit për armët e Ukrainës – Kremlini reagon ashpër
Botë

Kancelari Merz deklaron se nuk do të ketë më kufizim të rrezes së veprimit për armët e Ukrainës – Kremlini reagon ashpër

Kosova News
Kosova News 10:44 -27/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kohën kur përpjekjet për arritjen e paqes po duken të pasuksesshme dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, Kancelari gjerman, Friedrich Merz (CDU) deklaroi të hënën (26.05.), se nuk do të ketë më kufizime të rrezes së veprimit për armët që dërgohen nga Gjermania në Ukrainë.

“Nuk ka më kufizime në rrezen e veprimit për armët me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët”, tha Merz në Europaforum të WDR.

Rusia sulmon pa mëshirë objektiva civile dhe bombardon qytete, tha Merz.

Ukraina nuk po e bën këtë dhe kjo duhet të mbetet kështu. “

Por një vend që përballet me një agresor vetëm brenda territorit të vet nuk po mbrohet dot në mënyrë të mjaftueshme.”

Asnjë fjalë për raketat Taurus

Në fillim të luftës pas agresionit rus, Perëndimi nuk e furnizoi Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të konfliktit. Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Franca i kanë furnizuar Kievit raketat Storm Shadow/Scalp. Në Gjermani, debati u përqendrua kryesisht rreth raketave Taurus me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Në Forumin Evropian, Merz nuk e përmendi në mënyrë të qartë llojin e armës, por qeveria e re federale e ka bërë të qartë ndërkohë, se për arsye strategjike nuk do të komentojë më në detaje dërgesat e armëve në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk janë dërguar raketat Taurus.

Deklaratat e Merz-it hasën në reagime të përziera në politikën gjermane. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Agnieska Brugger, e mirëpriti atë në portalin gjerman RND si “logjike dhe të vonuar prej kohësh”. Ajo kërkoi që Ukrainës t’i jepen tani edhe raketat Taurus të kërkuara nga Kievi. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann e dënoi luftën agresore të Rusisë, por ngriti shqetësimin, se “dorëzimi i armëve gjithnjë e më të rënda nuk i ka dhënë fund luftës”. Fakti që tani nuk ka më kufizime për rrezen e veprimit për armët që dërgohen në Ukrainë mund të “çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

Reagon Kremlini

Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz. Kremlini tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë “bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje (26.05.) u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i hodhi poshtë kritikat ruse. “Ka pasur disa kërkesa dhe mundësi që presidenti rus të ulet në tryezën e negociatave dhe ai i ka refuzuar ato”, tha politikani i CDU-së në një takim me kolegun e tij portugez Paulo Rangel në Lisbonë. “Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se kjo sjellje nuk do të kalojë pa pasoja”, shtoi Wadephul. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën “në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të parandalojë agresorin rus të vazhdojë me sukses luftën”.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Kosova News 27/05/2025 27/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?