KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet dosja për rastin ‘Zmajeviq’, për krime të luftës në Kosovë
Siguri

Publikohet dosja për rastin ‘Zmajeviq’, për krime të luftës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:17 -27/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra për Arsimim Qytetar (CGO) ka njoftuar sot se ka publikuar një botim të ri që përmban dokumente gjyqësore autentike nga rasti i njohur si “Zmajeviq”, duke ofruar një pasqyrë të plotë të rrjedhës ligjore të këtij rasti të krimeve të luftës. Rasti “Zmajeviq” lidhet me Vlado Zmajeviq, ish-ushtar vullnetar në Batalionin e III të Këmbësorisë të Ushtrisë së Jugosllavisë gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.

Sipas CGO-së (Centar za građansko obrazovanje), botimi është pjesë e përpjekjeve për të kontribuar në ndërtimin e praktikave më transparente dhe më të përgjegjshme institucionale në fushën e drejtësisë tranzicionale. Ky material u ofrohet studiuesve, gazetarëve, juristëve dhe publikut të interesuar si burim i rëndësishëm dokumentar, raporton gazeta malazeze Vijesti.

Në njoftim thuhet se ky është publikimi i gjashtë në serinë që përfshin rastet e mëparshme: “Morinj”, “Bukovica”, “Kaluđerski Laz”, “Deportimi” dhe “Familja Klapuh”.

Rasti “Zmajeviq” lidhet me Vlado Zmajeviq, ish-ushtar vullnetar në Batalionin e III të Këmbësorisë të Ushtrisë së Jugosllavisë gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ai është dokumentuar se ka vrarë civilë të paarmatosur të kombësisë shqiptare dhe ka plaçkitur pasurinë e tyre – një akt i përkufizuar qartë si krim lufte kundër popullsisë civile në të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe në Kodin Penal.

Sipas CGO-së, më 30 mars 1999, Zajeve vrau fillimisht bariun Imer Kadriu në fshatin Dunav, ndërsa më pas në fshatin Zhegër ekzekutoi edhe Çazim Hazirin, Mijazim Idrizin dhe Çamile Hazirin, duke grabitur bizhuteri nga shtëpia e tyre.

Në publikim përfshihen aktakuza, vendimi i shkallës së parë, vendimi përfundimtar si dhe dokumentet e Gjykatës Supreme, bashkë me dëshmitë e dëshmitarëve dhe prova mjeko-ligjore që hedhin dritë mbi rrethanat e krimit.

Dëshmitarë në këtë rast kanë qenë jo vetëm familjarët e viktimave, por edhe bashkëluftëtarët e Zmajeviqit, të cilët, sipas CGO-së, kanë shprehur tmerr për brutalitetin e veprimeve të tij. I rëndësishëm ka qenë edhe vetë rrëfimi i Zmajeviqit dhënë gjatë hetimit nga Gjykata Ushtarake në Serbi në prill 1999.

Aktakuza ndaj tij u ngrit nga Prokuroria Speciale e Shtetit në shkurt të vitit 2017. Më 5 qershor 2019, Gjykata e Lartë në Podgoricë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 14 vjet burg. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit më 18 nëntor 2019, ndërsa më vonë edhe Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Zmajeviqit në shtator 2020, duke e bërë vendimin përfundimtar.

CGO thekson se ky është një nga rastet e rralla të ndjekjeve penale për krime lufte në Mal të Zi që ka përfunduar me një vendim të formës së prerë.

“Megjithëse vendimi ka rëndësi si nga aspekti simbolik ashtu edhe nga ai juridik, koha e gjatë që u desh për të ngritur aktakuzën dhe për të nxjerrë vendimin tregon për dobësitë serioze të sistemit institucional përballë krimeve të luftës. Çështja e vullnetit politik, kapacitetit profesional dhe gatishmërisë për t’u përballur me të kaluarën mbetet ende e hapur”, thuhet në deklaratën e CGO-së.

Publikimi është pjesë e projektit “Arsimimi për të ardhmen – drejtësia tranzicionale për pajtim”, që realizohet në kuadër të programit rajonal “Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përgjegjësia për përmbajtjen është vetëm e CGO-së dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërish qëndrimet e BE-së apo UNDP-së.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

KQZ-ja përfundon numërimin

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Kosova News 27/05/2025 27/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?