Edhe tentimi i 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses.
Në seancë ishin të pranishëm 90 deputetë. Nga ta, për krijimin e komisionit për votim të feshehtë 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Megjithatë, mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.
Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi se ajo do të ndërpritet dhe do të vazhdojë më 27 maj në ora 11:00.
Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar