Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është deklaruar para fillimi të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Kadriaj ka thënë se as sot nuk pret ndonjë ndryshim, shkruan lajmi.net
“S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardh prej VV-së, nëse e ndryshojnë kandidatin, nëse e ndryshojnë qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje. Ne kemi dhënë emrat e kandidatëve që i kishim votuar nga VV, edhe pse s’është obligim i partive tjera me votu kandidatin parlamentar”, tha ajo