KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkoi në spital për të shpëtuar jetë si mjeke, disa orë më vonë i mbërrijnë trupat e fëmijëve të saj të vrarë
Botë

Shkoi në spital për të shpëtuar jetë si mjeke, disa orë më vonë i mbërrijnë trupat e fëmijëve të saj të vrarë

Kosova News
Kosova News 22:32 -24/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dr. Alaa al-Najjar la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi dhe shkoi për të punuar në emergjencën e Kompleksit Mjekësor Nasser në Rripin jugor të Gazës.

Disa orë më vonë, trupat e shtatë fëmijëve – shumica prej tyre të djegur rëndë – mbërritën në të njëjtin spital.

Ata ishin fëmijët e saj, të vrarë në një sulm ajror izraelit që kishte shënjestuar shtëpinë e tyre.

Bëhet e ditur se fëmija më i madh ishte 12 vjeç, më i vogli vetëm tre.

Ndërsa trupat e dy fëmijëve të tjerë – një foshnje shtatë muajshe dhe një dy vjeçare – mbeten ende të varrosur nën rrënoja.

Vetëm një fëmijë mbijetoi dhe ai u plagos rëndë, shkruan CNN.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe bashkëshorti i mjekes, gjithashtu mjek.

Munir al-Barsh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, tha se burri i Dr. Najjar sapo ishte kthyer në shtëpi kur vendi u sulmua.

“Nëntë nga fëmijët e tyre u vranë: Jahja, Rakan, Raslan, Gebran, Eva, Rival, Sayden, Luqman dhe Sidra”, tha al-Barsh duke shtuar se bashkëshorti i saj është në terapi intensive.

“Ky është realiteti me të cilin punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor në Gaza përballen çdo ditë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen. Në Gaza, nuk janë vetëm punonjësit e kujdesit shëndetësor ata që janë në shënjestër – agresioni izraelit po zhduk familje të tëra”, tha drejtori.

Raportohet se Najjar vazhdoi të punonte edhe pasi humbi fëmijët e saj, duke kontrolluar herë pas here burrin e saj dhe fëmijën e vetëm të mbijetuar, Adamin 11-vjeçar.

Babai dhe djali i janë nënshtruar dy operacioneve dhe ende po marrin trajtim.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 24/05/2025 24/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?