KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia: Marshimi i maturantëve në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar i qetë dhe pa probleme
Siguri

Policia: Marshimi i maturantëve në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar i qetë dhe pa probleme

Kosova News
Kosova News 21:13 -23/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, stacioni në Mitrovicë të Veriut ka sqaruar për opinionin publik që një pjesë e raportimeve për “protestë” dhe “eskalim” në Mitrovicë të Veriut janë të pavërteta dhe të pasakta.Ky sqarim i Policisë së Kosovës vjen pas raportimit se Policia ka reaguar gjatë një marshimi të maturantëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, të premten, më 23.05.2025.

“Aktiviteti të cilit i referohen këto raportime nuk kanë të bëjë as me protestë e aq më pak me ndonjë eskalim. Aktiviteti në fjalë është defilim i maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilin paraprakisht ata e kanë njoftuar në Policinë e Kosovës. Me rastin e raportimit dhe njoftimit Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 23.05.2025.

Sipas Policisë, gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime dhe me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi Policia ka reaguar. “Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike. Njëkohësisht, inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo sjellje të rrezikshme në numrin emergjent 192, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt për të gjithë” – kanë shtuar Policia e Kosovës.

Para këtij sqarimi të Policisë së Kosovës, pesë organizata të shoqërisë civile në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e tyre serioz lidhur me këtë rast.Këto organizata të shoqërisë civile pretendojnë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës e sulmoi fizikisht një maturant duke e kapur atë për fyti.Pasi kanë shprehur shqetësimin e tyre, pesë organizatat joqeveritare kanë rënditur disa masa që të ndërmerren për këtë rast, përfshirë edhe pezullimin e policit që reagoi gjatë marshimit të maturantëve.

“Nga ky rast dalin dy çështje thelbësore: reagimi selektiv i policisë, i cili kishte në shënjestër vetëm nxënësin nga komuniteti serb i Kosovës, dhe përdorimi i tepruar i forcës, që është i papranueshëm—veçanërisht në një kontekst festimi publik” – thuhet në deklaratën e organizatave të shoqërisë civile. Ato po ashtu i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës, si dhe trupave të pavarura përkatëse dhe misioneve ndërkombëtare, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar paanshmëri, proporcionalitet dhe profesionalizëm në sjelljen policore, veçanërisht në mjedise multietnike si Mitrovica e Veriut.Këto pesë OJQ janë: Iniciativa e Re Sociale (NSI), Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA), Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER), OJQ Aktiv dhe Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC).

KALLXO.com raportoi gjatë ditës, më 23.05.2025, se lideri i “Demokracisë serbe”, Aleksandar Arsinijeviq ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, ku shihen një grup i të rinjve, maturantë të komunitetit serb, derisa marshojnë në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicë të Veriut dhe aty ndodhë një incident, ku reagon Policia e Kosovës.

Aleksandar Arsinijeviq tha se ishin maturantët ata që ecnin në shesh dhe po festonin diplomimin.Arsinijeviq pretendoi se nga kafenetë shqiptare në fund të shëtitores i provokuan duke bërë shqiponjën me duar dhe duke i ofenduar.“Në vend që të mbronte fëmijët tanë, Policia u përplas me një grup maturantësh, arrestoi njërin prej tyre, një të ri që donte vetëm, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në botë, të festonte diplomimin nga shkolla. Ne e dënojmë fuqimisht këtë sjellje dhe dhunën institucionale kundër fëmijëve serbë” – ka shkruar Arsinijeviq. Arsinijeviq pretendon në postimin e tij se Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga maturantët, por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani thotë askush nuk është arrestuar.

Elshani pretendon se Policia ka reaguar me qëllim të parandaloj eskalimin e situatës.“Gjatë festimit të maturës ka pasë provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre” – tha Elshani për KALLXO.com.Në pamjet që ka publikuar Arsinijeviq, shihet që një i ri kapet nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit i kërkohet të mos provokojë dhe i njëjti në fund vazhdon rrugën në sheshin ‘Car Llazari”.

Gjithashtu lexoni:

Policia thotë se ka arrestuar 15 persona dhe ka shqiptuar 2083 gjoba

BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë

Haxhiu fton qytetarët të raportojnë çdo rast të ngacmimit apo dhunës seksuale

Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Kosova News 23/05/2025 23/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Policia thotë se ka arrestuar 15 persona dhe ka shqiptuar 2083 gjoba
08:36 -24/05/2025
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
08:32 -24/05/2025
Kurti e quan lajm të mirë nisjen e punimeve të stadiumit në Gjilan
23:17 -23/05/2025
Napoli i Amir Rrahmanit shpallet kampion i Serie A
22:59 -23/05/2025
BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë
22:13 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?