Një femër nga komuna e Shtimes ka raportuar në Policinë e Kosovës, se dje në orën 8:10 minuta të mëngjesit është ndalur nga ish i dashuri, i cili ia ka kërkuar telefonin e saj për ta kontrolluar.
Ajo tregon se gjatë kohës sa ia ka kontrolluar telefonin, personi i dyshuar e ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez.
Policia e Kosovës njofton se pas marrjes së këtyre informatave me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë.
Sipas njoftimit, i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe rasti në fjalë vazhdon të hetohet./KosovaNews/
Njoftimi i plotë i Policisë:
SHTRËNGIM
Shtime 09.08.2022 – 08:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar ia ka kërkuar telefonin e saj për ta kontrolluar dhe se gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez.
Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë. I dyshuari nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet.


