KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpëtohen dy turiste belge në Brezovicë
Siguri

Shpëtohen dy turiste belge në Brezovicë

Kosova News
Kosova News 20:49 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi dy turiste të huaja humbën rrugën dhe u përballën me kushte ekstreme në shtegun ndërkufitar High Scardus Trail, përkatësisht në segmentin 3 pranë liqenit të Livadhit në Brezovicë.

Njëra prej turisteve kishte pësuar lëndime në këmbë pas një rrëzimi, duke bërë të pamundur vazhdimin e ecjes, veçanërisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në atë zonë, ndihma është kërkuar përmes butonit SOS të pajisjes Garmin inReach, që ka transmetuar koordinatat e vendndodhjes së tyre.

Skuadra e ShKShMK ka ndërmarrë menjëherë aksionin e kërkim-shpëtimit, duke mbërritur me shpejtësi në koordinatat e para. Megjithatë, pas mbërritjes, është vërejtur se turistet kishin ndryshuar vendndodhje duke u nisur drejt luginës së Gotovushës në përpjekje për të gjetur strehim nga stuhia, pavarësisht paralajmërimeve për të mos lëvizur.

Në një lartësi mbi 2400 metra mbi nivelin e detit dhe në kushte të rënda moti, operacioni ka vazhduar deri në lokalizimin e turistëve në koordinatën e dytë. Njëra prej tyre kishte lëndim në gjurin e majtë dhe të dyja vuanin nga hipotermi e lehtë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ka filluar evakuimi i tyre përmes shtigjeve alternative, për shkak të vështirësive të krijuara nga drejtimi i gabuar në të cilin ishin nisur. I gjithë operacioni ka zgjatur 10 orë e 30 minuta, dhe është përmbyllur me sukses.

Ky aksion është realizuar me bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit nga Komuna e Shtërpcës si dhe banorë vullnetarë nga Shtërpca.

ShKShMK ka shprehur mirënjohje për të gjithë të përfshirët në këtë mision për përkushtimin dhe shpirtin human që mundësuan shpëtimin e jetëve në kushte të jashtëzakonshme.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 15-vjeçar në Bërnicë, dyshohet se u vetaksidentua me biçikletë

Dyshohet për vetëvrasje: Grua rreth të 40-ave gjendet e vdekur në oborrin e QKUK-së – Detaje nga Policia

Ekipi i Policisë së Kosovës që u shpall kampion në Greqi pritet nga drejtori Hoxha  

Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
83%
2 km/h
Fri
23 °C
Sat
13 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon Kallasin, tregon se çfarë u diskutua
09:38 -23/05/2025
Punëtorët e Pastrimit vazhdojnë grevën
09:10 -23/05/2025
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
08:46 -23/05/2025
Sot përpjekja e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:36 -23/05/2025
Abdixhiku kërkon nga Kallasi heqjen e masave ndaj Kosovës
23:00 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?