KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami
Lajme

Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami

KosovaNewss
KosovaNewss 19:00 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar opinionin publik, mediat dhe palët e interesit, se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar për datën 21 maj 2025, i organizuar nga përfaqësues të subjektit politik parlamentar, në takim me komunitetin e biznesit, ZRrE-së dhe deputetë të partive parlamentare, lidhur me vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Në një njoftim për media, thuhet se vendimi për mospjesëmarrje është i bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe në nevojën për ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë institucionale, e cila është shtyllë themelore për funksionimin dhe integritetin e institucionit.

Bazuar në nenin 21, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më tej, paragrafi 3 i këtij neni përcakton qartë se: “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”.

Kjo dispozitë nënvizon domosdoshmërinë që Autoriteti të veprojë vetëm mbi bazën e ligjit dhe të kompetencave të tij, pa u përfshirë në formate politike, debate ad-hoc apo iniciativa të cilat nuk zhvillohen në përputhje me strukturat zyrtare shtetërore.

Për më tepër, në rrethanat aktuale ku Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është i konstituar, Autoriteti nuk është në pozitë institucionale për të ndër vepruar me grupe parlamentare, deputetë individualë apo organizime me natyrë politike jashtë kuadrit formal të Kuvendit.Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar të veprojë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe objektive, duke garantuar mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe funksionimin e tregut sipas parimeve ekonomike dhe të ligjshmërisë.

“Theksojmë se bashkëpunimi i Autoritetit me institucionet shtetërore po ndodh dhe po zhvillohet në çdo kohë, brenda kornizës së mandatit ligjor dhe në funksion të interesit publik, e posaçërisht në momentin kur të rikthehet funksionimi i rregullt i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prishtinë, 20 maj 2025”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

KosovaNewss 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?