KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 130 milionë euro humbje për bizneset – DhTIK paralajmëron pasoja nga liberalizimi i tregut të energjisë
Ekonomi

130 milionë euro humbje për bizneset – DhTIK paralajmëron pasoja nga liberalizimi i tregut të energjisë

Kosova News
Kosova News 12:22 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka njoftuar se i ka paraqitur kryeministrit dhe ministres në detyrë të Ekonomisë,  të gjitha nenet e Ligjit për Energjinë e që sipas tyre po shkelen me vendimin e marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Në takimin e organizuar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, kryetari i Kuvendit të DhTIK-së, Hamdi Malushaj, ka thënë se ZRRE-ja nuk ka bërë një analizë të thelluar financiare për këtë proces”, thuhet në njoftim.

Ai ka theksuar se ky vendim i hedh bizneset në rrugë, duke i nxjerrë prej “shtëpisë së tyre” dhe duke i lënë në mëshirën e KEDS-it.

Tutje në njoftimin për media thuhet se Malushaj ka bërë thirrje për krijimin e një komisioni qeveritar për auditimin e këtij vendimi, derisa ka propozuar që të analizohet me të njëjtin seriozitet me të cilin po e analizon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sepse çmimi i ri i ofruar për energjinë, është dyfish më i shtrenjtë se ai i mesatares në rajon.

Kryetari i Kuvendit të Dhomës, Malushaj, ka shtuar se bazuar në një analizë të përafërt të bërë ofertave të ofruara nga KESCO, çmimi aktual po rritet në 264%.

“Kjo rritje e madhe e çmimit dëmton bizneset në vlerë të 130 milionë eurove dhe buxhetin e shtetit në vlerë të 13 milionë eurove. Andaj ky vendim është i pa analizuar mirë nga ZRRE dhe për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ky vendim i ZRRE-së është i pa pranueshëm dhe vlerësojmë se është i ndikuar nga përfituesi”, ka deklaruar Malushaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat

Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real

Kurti: Do t’i kemi 61 vota për Qeveri, por së pari duhet të konstituohet Kuvendi

MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat
21:23 -20/05/2025
Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ
21:01 -20/05/2025
Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real
20:58 -20/05/2025
Kurti: Do t’i kemi 61 vota për Qeveri, por së pari duhet të konstituohet Kuvendi
20:51 -20/05/2025
Sesko dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit në verë
20:23 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?